Home / Lajme / Rajon / 500 mijë njerëz në Sheshin “Skënderbej” festuan 8 Dhjetorin

500 mijë njerëz në Sheshin “Skënderbej” festuan 8 Dhjetorin

8 dhjetor-
Duke e shpallur ditën e sotme, festë kombëtare, në një fjalim në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, para një pjesëmarrjeje masive njerëzish, shefi i qeverisë Sali Berisha theksoi se mbetjet e së shkuarës kurrë nuk do të mund të zbehin ditën e lirisë, me të çmuarën për të ardhmen e kombit.

“Hedhurinat e se shkuarës nuk mund ta ndalin kurrë vrapin tonë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të vijnë dhe të vrapojmë së bashku drejt së ardhmes që meritojmë”, u shpreh Berisha, njoftojnë mediat lokale në Tiranë.

500 mijë qytetarë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë kanë kujtuar 8 Dhjetorin, ditën që shënoi rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Mitingu festiv në shesh, filloi me fjalimin e deputetes Mesila Doda si përfaqësuese e Lëvizjes studentore ‘90, fjalimin e ministrit Dritan Prifti në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe një vajzë 19-vjeçare, e zgjedhur në këtë moshë si simbolikë për të kujtuar plot 19 vjet pluralizëm politik.
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi 8 Dhjetorin ditën e kurajos, lindjes së lirisë, falë sakrificës së studentëve që u përballën me një nga diktaturat më të egra në Europë. Këtu kryeministri nuk do të harronte pa përmendur kontributin e pazëvendësueshëm të tribunit të demokracisë, Azem Hajdari
.
Kryeministri i ftoi qytetarët në shesh dhe jo vetëm, të bëhen pjesë e projektit të madh të Shqipërisë europiane. Në fjalimin e tij në mitingun e jashtëzakonshëm në shesh, jo vetëm për nga pjesëmarrja, kryeministri Sali Berisha kujtoi disa nga momentet e rëndësishme që ka përjetuar vendi vitet e fundit. Ky është përvjetori i parë i lëvizjes studentore që kujtohet në një kohë kur vendi është anëtar i NATO-s. Bashkë me NATO 2009 shënoi dhe hapa të rëndësishëm në integrimin europian, sikundër është shqyrtimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE. Gjithçka tha kryesminitri u realizua, falë reformave të thella që transformuan vendin si dhe luftës pa tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit.
Në fund të fjalimit të tij kryeministri Berisha shpalli 8 dhjetorin, Festë Kombëtare.

ryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur shqiptaret me rastin e 19-vjetorit të shembjes së komunizmit dhe diktaturës më të egër në Shqipëri.

Duke e shpallur ditën e sotme, festë kombëtare, në një fjalim në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, para një pjesëmarrjeje masive njerëzish, shefi i qeverisë theksoi se mbetjet e së shkuarës kurrë nuk do të mund të zbehin ditën e lirisë, me të çmuarën për të ardhmen e kombit.

“Hedhurinat e se shkuarës nuk mund ta ndalin kurrë vrapin tonë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të vijnë dhe të vrapojmë së bashku drejt së ardhmes që meritojmë”, u shpreh Berisha, njoftojnë mediat lokale në Tiranë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri kujtoi të gjithë ata të rinj e të reja, burra dhe gra, intelektualë, studentë të fillimit të viteve 90-të, të cilët me guximin dhe vendosmërinë e tyre kërkuan kthimin e syve të Shqipërisë drejt Evropës dhe shembën perden e hekurt që mbajti vendin të shtrënguar për dekada me radhë.

“Bashkë do të ndërtojmë Shqipërinë europiane, Shqipërinë e ëndrrës sonë. Ju ftojmë të bashkohemi në uraganin tonë të integrimit të plotë të Shqipërisë. Së shpejti do t’i fshijmë kufijtë dhe do të lëvizim pa viza në Evropë”, premtoi kryeministri.

Në këtë ditë të shpallur festive, kryeministri nuk mundi të mos fliste për mafian.

“Më lejoni të garantoj ata që me kockat e mafias do të tentojnë të na pengojnë në rrugën tonë, se do të veprojmë me ligj, kurse plehrat e bllokut do t’i hedhim në koshin e historisë”, tha kryeministri.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *