Home / Lajme / Maqedoni / 71-vjeçari vdes nga gripi A/H1N1

71-vjeçari vdes nga gripi A/H1N1

25 dhjetor-
Si pasojë e gjendjes së rënduar pacienti gjatë gjithë kohës deri në momentin e ndërrimit të jetës ka marr frymë artificialisht.

Një pacient 71 vjeçar është viktima e fundit nga gripi A/H1N1 në Maqedoni. Pacienti ishte i shtruar në klinikën infektive në Shkup para dhjetë ditësh ndërsa njëkohësisht ka vuajtur edhe nga pneumonia.

Si pasojë e gjendjes së rënduar pacienti gjatë gjithë kohës deri në momentin e ndërrimit të jetës ka marr frymë artificialisht.

Në rrezik jete në këtë klinikë mbeten edhe dy pacientë që gjithashtu janë të vendosur në respirator nga gjithsej 56 persona që janë duke u kuruar këtu. Në 24 orët e fundit në këtë klinikë janë pranuar edhe 8 pacientë. /alsat-m/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *