Home / Lajme / Rajon / 80 të vdekur në Evropë nga moti i lig

80 të vdekur në Evropë nga moti i lig

22 dhjetor-
Një makinë doli jashtë rruge duke shkaktuar viktima, po kështu një tren doli nga shinat duke shkaktuar 36 të plagosur në Francë. Një tren në kryeqytetin kroat, Zagreb goditi një tampon duke plagosur 52 vetë. Hetuesit kroatë fajësojnë temperaturat minus 17 gradë Celsius.
Temperatura më e ulët në Evropë minus 33,6 gradë Celsius është regjistruar dje në Bavari

Numri i të vdekurve nga stuhitë e dimrit, arriti në 80 vetë në shtete te ndryshme te Evropës.
Me dhjetëra mijëra njerëz mbeten të bllokuar nga anulimi i trenave dhe linjave ajrore Londër-Paris.

Një makinë doli jashtë rruge duke shkaktuar viktima, po kështu një tren doli nga shinat duke shkaktuar 36 të plagosur në Francë. Një tren në kryeqytetin kroat, Zagreb goditi një tampon duke plagosur 52 vetë. Hetuesit kroatë fajësojnë temperaturat minus 17 gradë Celsius.
Temperatura më e ulët në Evropë minus 33,6 gradë Celsius është regjistruar dje në Bavari.

Në Poloni, autoritetet thanë se 42 njerëz, shumë prej tyre pa strehë, kishte vdekur nga të ftohtit kur temperaturat ranë minus 20 gradë Celsius. Ukraina njoftoi për 27 të vdekur, ndërkohë gjashtë të tjerë u vranë në aksidente në Gjermani dhe tre në Austri. Franca ka raportuar të paktën dy të vdekur, të pastrehë.

Më shumë fluturimet u anuluan në Francë, Gjermani, Holandë, Portugali dhe Spanjë dhe autostradat kryesore u bllokuan nëpër disa rajone të Evropës, ku kishte më shumë se 50 centimetra dëborë. Mosfunksionimi i shërbimit Eurostar në Channel, që lidh Londrën me Parisin dhe Brukselin, shënoi kulmin e kësaj krize shkaktuar nga moti i keq. /shekulli/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *