Home / Sport / Adriano: Mbajini paratë, qëndroj në Rio

Adriano: Mbajini paratë, qëndroj në Rio

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se ndihet i lumtur dhe do të vazhdojë të qëndrojë te Flamengo. Pra, lamtumirë Europë!

Pas fitimit të titullit kampion me Flamengon, shumë ekipe europiane ishin të gatshëm të shpenzonin për të pasur shërbimet e 27-vjeçarit. Por në një intervistë për të përditshmen braziliane “O Globo”, “Perandori” deklaroi se vendimi i tij për të qëndruar në Brazil nuk ka të bëjë fare me paratë.

“Nuk është aspak çështje parash. Zgjodha dashurinë e njerëzve këtu, në vend të një përvoje tjetër jashtë. Në Rio ndodhet familja ime, fëmijët dhe miqtë e mi. Ndodhen të gjithë personat që më duan dhe më mbështesin. Kam dashurinë e të gjithëve dhe jam i lumtur për këtë. Edhe lumturia e fitimit të titullit kampion me Flamengon ishte shumë e madhe dhe nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër”, theksoi ish-sulmuesi i Interit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *