Home / Sport / Ajaksi, çfarë rekordi, mund 14-1 Uezep

Ajaksi, çfarë rekordi, mund 14-1 Uezep

Ajaksi i Amsterdamit ka mundur me rezultatin 14-1 skuadrën e Uezep, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Hollandës, duke shënuar një rekord në futboll.

Ky rezultat (më tepër se tenistik) e kualifikon skuadrën e Martin Jol në fazën çerekfinale të kësaj veprimtarie. Luis Suarez realizoi plot gjashtë gola në këtë takim, ndërkohë që Panteliç, Aisari dhe Bakerxheollu shënuan nga dy gola.

Kurse për skuadrën që renditet në vendin e shtatë në kategorinë e tretë hollandeze, golin e “nderit” e shënoi Stel në fundin e 45-minutëshit të parë. Ajaksi është kundërshtari i Juventusit në Ligën e Europës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *