Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Shkup, 19 dhjetor
Kryetari i sapozgjedhur BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij pasi që u dëshiroi mirëseardhje të gjithë delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm tha se ky Kongres mbahet në kohën e zhvillimeve me rëndësi historike për Maqedoninë dhe rajonin.

“Po bëhen hapa serioze drejt integrimit, për të cilën partia jonë ka dhënë kontribut të çmuar, në këto shtatë vite kemi qenë bashkë në çdo rrethanë. Pikërisht kjo forcë e na ka bërë që këtyre shtatë viteve të jemi më të fortë më të mëdhenjë dhe ta ndërtojmë bashkarisht familjen e madhe të quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha lideri i BDI-së.

Urim Hasipi
Në Sallën Universale në Shkup sot u mbajt Kongresi i dytë i Bashkimit Demokratik për Integrim, nën moton “Jetësojmë idealet”, në të cilin kryetar partie me shumicë votash u rizgjodh Ali Ahmeti dhe këshilli drejtues prej 75 anëtarësh.

Kryetari i sapozgjedhur BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij pasi që u dëshiroi mirëseardhje të gjithë delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm tha se ky Kongres mbahet në kohën e zhvillimeve me rëndësi historike për Maqedoninë dhe rajonin.

“Po bëhen hapa serioze drejt integrimit, për të cilën partia jonë ka dhënë kontribut të çmuar, në këto shtatë vite kemi qenë bashkë në çdo rrethanë. Pikërisht kjo forcë e na ka bërë që këtyre shtatë viteve të jemi më të fortë më të mëdhenjë dhe ta ndërtojmë bashkarisht familjen e madhe të quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha lideri i BDI-së.

Ai u përqëndrua edhe në faktin se partia mes dy kongreseve të saj ka marrë pjesë në tre procese zgjedhore.

“Në të gjithat zgjedhjet e organizuara nga viti 2002 kemi dalë fitues. Fitoret në zgjedhje i kemi kuptuar si besë e dhënë nga populli dhe siç e dini për ne shqiptarët besa është e shenjtë. Prandaj të nderuar delegatë dhe anëtarë të BDI-së, nuk guxojmë në nëpërkëmbim besimin që na dha populli”, potencoi Ahmeti.

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në vitin 2008, siç tha ai, u shpallën si pasojë e krizës politike e mosfunksionimit të Parlamnetit, Qeverisë dhe komunikimit shumë të dobët të pushtetit qendror me atë lokal.

“Pas ardhjes në pushtet në vitin 2008 ne organizuam zgjedhje lokale dhe presidenciale. Këto zgjedhje për dallim nga ato të vitit 2008 u vlerësuan si të lira dhe demokratike nga orgnizatat ndërkombëtare. Mirëpo ngelet për të bërë edhe shumë punë që t’i arrijmë standardet evropiane”, vazhdoi më tek kryetari i BDI-së.

Ai bëri të ditur se prioritet kryesor i partisë është implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky është edhe prioritet i Qeverisë dhe ka vend të veçantë në programin qeveritar dhe të komunave. Ka shumë obligime që dalin nga ky dokument i garantuar ndërkombëtarisht, nënshkrues dhe garantues të të cilit janë Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe NATO-ja”, tha Ali Ahmeti.

Pjesë e imlementimit të Marrëveshjes së Ohrit, siç potencoi lideri i BDI-së, janë edhe statusi i ish-pjestarëve të UÇK-së, që ranë ose janë invalidë si dhe familjeve të tyre.

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se në vend kishte luftë, dhe në të morën pjesë dy palë. Palët ndërluftuese duhet trajtuar në mënyrë të barabartë. UÇK-ja nuk ka qenë organizatë terroriste”, tha në fjalimin e tij Ahmeti.

Ai si shtyllë kryesore të Marrëveshjes së Ohrit e përmendi procesin e decentralizimit, për të cilin tha se tashmë ka dhënë rezultate të dukshme dhe i cili është kusht i domosdoshëm për krijim të një shoqërie demoktratike, ku në qendër të vëmendjes vendoset qytetari.

Lidhur me çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë, lideri i BDI-së tha se në këtë drejtim janë bërë lëvizje pozitive.

“Nëse në vitin 2002 ne gjetëm adminstratë me shifra simbolike, sot kemi institucione me përfaqësim së konsiderueshëm”, shtoi Ahmeti.

Ai u përqëndrua edhe reformimin e arsimit të lartë në shtet, për të cilin tha se është një ndër objektivat kryesore të Qeverisë, në veçanti të BDI-së.

“Ne bëmë realitet ëndrrën shqiptare që të kemi Universitet shtetëror në gjuhën shqipe, legalizuam Universitetin e Tetovës. Ne u angazhuam që këtë universitet ta ndjejnë edhe në qytetete tjera të Maqedonisë. Prandaj vendimi i parë që u miratua në vitin 2008 ishte hapja e Fakultetit në Kumanovë. Sivjet u hapën drejtime të USHT-së në Shkup, Kërçovë dhe Strugë. Vitim e ardhshëm e njejta do të bëhet edhe në Dibër”, tha ai.

Parimi i partisë lidhur me politikën e jashtme të vendit e në këtë aspekt edhe politikën e jashtme me fqinjët, siç tha lideri i BDI-së, ka qenë dhe ngelen raportet e mira me të gjithë fqinjët pavarësisht dallimeve, që kemi me ndonjërin prej tyre për ndonjë çështje.

“Me Republikën e Shqipërisë raportet kanë qenë dhe do të mbeten të shkëlqyera. Kemi interesa të ndërsjella në të gjitha sferat. Shqipëria tani si anëtare e NATO-s luan rol aktiv për stabilitetin dhe integrimin e rajonit. Republika e Kosovës shteti më i ri në Evropë, po dëshmon se është faktor stabiliteti dhe i hodhi poshtë të gjitha pretendimet se pas pavarësimit do të prodhojë destabilitet”, theksoi Ahmeti.

Ndërkaq siç tha ai, raportet me Republikën e Greqisë bien nën hijen e kontekstit që kemi rreth çështjes së emrit.

“Çështja e emrit është komplekse, por e zgjidhshme, kjo mund dhe duhet të arrihet me anë të bisedimeve dhe dialogut të drejtpërdrejtë, zgjidhja duhet gjetur për faktin se kjo është pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Vlerësojmë se në periudhën e fundit janë bërë hapa pozitivë, veçanërisht në kontakte të drejtëpërdrjeta të kryeministrave të Bruksel dhe Prespë”, bëri të ditur lideri i BDI-së.

Në Konrgesin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend, të partive politike nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe nga Mali i Zi etj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *