Home / Lajme / Maqedoni / Aliu:Buxheti vetëm për maqedonasit

Aliu:Buxheti vetëm për maqedonasit

23 dhjetor-
Imer Aliu tha se ditëve të fundit është aktual miratimi i buxhetit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2010, ndërsa në bazë të analizave nga departamentet dhe Komisionet e PDSH kemi ardhë në konstatim se ky buxhet për këtë vit do të thotë diskriminim për shqiptarët si në Arsim , Kulturë, Shëndetësi, Bujqësi, infrastrukturë dhe projekte kapitale si dhe sfera tjera

Urim Hasipi
Tetovë, – Lidhur me debatin që zhvillohet këtyre ditëve në parlament mbi buxhetin për vitin 2010, anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së Imer Aliu gjatë një takimi me gazetarë tha se buxheti për këtë vit edhe njëherë vërteton konstatimin e partisë shqiptare PDSH-së se parlamenti është institucion ku miratohen projekte antishqiptare.

Ai u është drejtuar publikisht përfaqësuesve shqiptarë në parlament dhe sidomos duke I pyetur ata se çka bëjnë në atë institucion, cilat qëllime i kanë arritur me pjesëmarrjen e tyre dhe a janë të vetëdijshëm se tashmë ata nuk shërbejnë as edhe për dekor.

Imer Aliu tha se ditëve të fundit është aktual miratimi i buxhetit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2010, ndërsa në bazë të analizave nga departamentet dhe Komisionet e PDSH kemi ardhë në konstatim se ky buxhet për këtë vit do të thotë diskriminim për shqiptarët si në Arsim , Kulturë, Shëndetësi, Bujqësi, infrastrukturë dhe projekte kapitale si dhe sfera tjera.

“Për PDSH-në ky buxhet është i hartuar ekskluzivisht për interesat e një etnikumi-atij maqedonas.Ky buxhet do të thotë edhe një vit projekte antishqiptare të llojit të enciklopedisë, busteve, kishave dhe kryqeve” deklaroi Aliu.

Ai tha se buxheti edhe njëherë vërteton konstatimin e PDSH-së se Parlamenti është institucion ku miratohen projekte antishqiptare.Pyesim publikisht liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe partinë e tij që të tregojë të gjithë sektorët dhe institucionet si Ekonomi, Bujqësi , Kulturë, Shkencë, Arsim, investime kapitale , në infrastrukturë dhe ngjajshëm se sa është hisja e shqiptarëve në këtë buxhet diskriminues dhe fashizoid”, tha Aliu.

Deputeti Aliu, tha se PDSH-ja, për këtë cështje kërkon që shqiptarëve t’u jepet shpjegim.

“Ata pak të pranuar në konkurset e këtij viti përse rrijnë në shtëpi , ndërsa krejt kjo ndodhë për shkak të paaftësisë së BDI-së për t’i sistemuar nëpër institucione dhe si pasojë e kësaj të njëjtit edhe në vitin 2010 do të marrin rroga nga buxheti i sekretariatit për Implementimin e Mërrëveshjes Kornizë të Ohrit , që do të thotë se pamundësohen punësimet e reja të shqiptarëve për vitin që vjen pra 2010”, deklaroi gjatë një takimi me gazetarë Imer Aliu

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *