Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku vizitoi komunën e Studeniçanit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku vizitoi komunën e Studeniçanit

Shkup, 16 dhjetor
Ambasadori i Shqipërisë përgëzoi për progresin që është bërë për planin financiar, respektivisht zhbllokimin e llogarisë dhe zvogëlimin e borxheve. U shkëmbyen ide për krijimin e një zone industriale si dhe një pikë turistike në bjeshkët e Kitkës.

Urim Hasipi
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Arben Çejku sot qëndroi për vizitë në komunën e Studeniçanit. Me këtë rast ai zhvilloi takime me kryetarin e Komunës Fati Iseni dhe Kryetarin e Këshillit Amet Ismaili, si dhe me qytetarë nga kjo komunë.

Ambasadori i Shqipërisë përgëzoi për progresin që është bërë për planin financiar, respektivisht zhbllokimin e llogarisë dhe zvogëlimin e borxheve. U shkëmbyen ide për krijimin e një zone industriale si dhe një pikë turistike në bjeshkët e Kitkës.

Me këtë rast, Çejku siguroi kryetarin e komunës për mbështetje të mëtutejshme nga Ambasada e Shqipërisë, si dhe shteti shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *