Home / Lajme / Maqedoni / Anulimi i datës për ngociata opsioni më i mundshëm në Bruksel

Anulimi i datës për ngociata opsioni më i mundshëm në Bruksel

5 dhjetor

Sipas informacioneve të fundit, mendimi është që të konstatohet dhe të përshëndetet progresi që Maqedonia ka bërë dhe të rekomandohet se në të ardhmen duhet që të marrë datë për fillimin e negociatave.

Mundet që në konkludime të qëndrojë edhe rekomandimi që Maqedonia dhe Greqia më intensivisht të përqëndrohen në zgjidhjen e problemit me emrin.

Unioni evropian më 7 dhe 10 dhjetor do të tentojë që të krijojë situatë me të cilën do të anulohet marrja e datës për negociata për Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht do të shmangë pasojat e padëshirueshme nga vetoja eventuale greke.

Burime diplomatike në Bruksel për MIA-n thanë se formula ende nuk është dakorduar, por intensivisht punohet dhe pritet që të hënën të përkufizohet përfundimisht.

Sipas informacioneve të fundit, mendimi është që të konstatohet dhe të përshëndetet progresi që Maqedonia ka bërë dhe të rekomandohet se në të ardhmen duhet që të marrë datë për fillimin e negociatave.

Mundet që në konkludime të qëndrojë edhe rekomandimi që Maqedonia dhe Greqia më intensivisht të përqëndrohen në zgjidhjen e problemit me emrin.

Kjo nënkupton se data për negociata për Republikën e Maqedonisë mund të jetë e përcaktuar në një nga Samitet e ardhshme të Këshilit të BE-së në vitin e ardhshëm.

Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian organizohet në mënyrë kuartale. I pari është caktuar për në mars të vitit 2010.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *