Home / Lajme / Rajon / Arrestohen dy shqiptarë me 23 kilogramë marijuanë

Arrestohen dy shqiptarë me 23 kilogramë marijuanë

26 dhjetor-
Gjatë këtij operacioni u morën në pyetje dhe dy të dyshuar të tjerë njëri prej tyre ishte shqiptar ndërsa tjetri italian por pas kontrollit që iu bë nuk u mor asnjë masë ndëshkimore pasi nuk u gjet ndonjë provë implikuese.

Policia italiane arrestoi dy emigrantë shqiptarë të akuzuar për trafik droge dhe gjykata lokale në Chieti dha sot masën e sigurisë së arrestit me burg deri në përfundim të hetimit. Dy shqiptarët e prangosur janë Ardian Kovaçi 35 vjeç dhe Erion Zoga 39 vjeç.

Ata u kapën me 23 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, në një operacion që u organizua nga forcat speciale të antidrogës.

Policia pranoi se aksioni erdhi pas shumë sinjaleve që kishin marrë për dy shqiptarët ndaj dhe u vu në ndjekje të tyre duke arritur t’i kapë me sasinë e drogës, e cila ishte ndarë në 23 pako të cilat të dyshuarit pranuan se ishin gati për tu shitur.

Policia tha se vlera e shitjes me shumicë e drogës së sekuestruar ishte prej jo më pak se 18 mijë eurosh.

Gjatë këtij operacioni u morën në pyetje dhe dy të dyshuar të tjerë njëri prej tyre ishte shqiptar ndërsa tjetri italian por pas kontrollit që iu bë nuk u mor asnjë masë ndëshkimore pasi nuk u gjet ndonjë provë implikuese.

Ndërsa për sa i përket dy të arrestuarve ato do të përballen përpara trupit gjykues me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *