Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet Shkodran Idrizi, rihapet dosja problematike e “katër rasteve

Arrestohet Shkodran Idrizi, rihapet dosja problematike e “katër rasteve

Shkup, 25 dhjetor
Tribunali i Hagës para tre viteve vendsoi të mos i proceduojë këto raste në të cilat akuzohen ish pjesëtarë të UCK-së, për shkak të mungesës së argumenteve për krime të kryera lufte. Prej atëherë kanë filluar përplasjet mes autoriteteve maqedonase të cila insistojnë se këto raste duhet të procedohen para gjykatave në Maqedoni dhe partive shqiptare të cilat insistojnë se procedura gjyqësore për “katër rastet” duhet të ndërpritet sepse ato janë të përfshira me Ligjin për amnisti

Shkodran Idrizi, i dyshuari për rastin “Punëtorët e Mavrovës” është arrestuar nga policia gjermane dhe së shpejti duhet të ekstradohet në Maqedoni. Arrestimin e ka konfirmuar edhe vëllai i tij Vllaznimi, i cili pohon se Shkodran Idrizi është i pafajshëm, se nuk ka lidhje me punëtorët e maltretuar të NN “Mavrovo” dhe se është viktimë e lojërave politike.

Idrizi është arrestuar me vendim të gjykatës gjermane që të ekstradohet në Maqedoni.

Pas fletarrestit ndërkombëtar që e ka shpallur policia e Maqedonisë, Idrizi u arrestua edhe para tre muajve, por pas një jave u lirua nga policia gjermane. Ministria e Drejtësisë, MPB-ja dhe MPJ-ja nuk e konfirmojnë ekstradimin e Shkodran Idrizit.

Ekstradimi eventual i tij në Maqedoni do ta riaktualizojë sërish hapjen e cështjes problematike të “Katër rasteve të kthyera nga Gjykata e Hagës”.

Tribunali i Hagës para tre viteve vendsoi të mos i proceduojë këto raste në të cilat akuzohen ish pjesëtarë të UCK-së, për shkak të mungesës së argumenteve për krime të kryera lufte.

Prej atëherë kanë filluar përplasjet mes autoriteteve maqedonase të cila insistojnë se këto raste duhet të procedohen para gjykatave në Maqedoni dhe partive shqiptare të cilat insistojnë se procedura gjyqësore për “katër rastet” duhet të ndërpritet sepse ato janë të përfshira me Ligjin për amnisti.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *