Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë përmbarues shqiptarë

Asnjë përmbarues shqiptarë

16 dhjetor-
Faji për këtë, sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi, është jo vetëm tek mosinteresimi I juristëve shqiptarë por edhe tek politika shqiptare të cilët kanë lënë Ministrinë e Drejtësisë jashtë kontrollit të tyre

Tetovë
Edhe një nga sektoret më me peshë në vend mbetet I paprekshëm nga kuadrot shqiptarë.

Në qytetin e Tetovës ku, sipas të dhënave jozyrtare mbi 90 përqind të lëndëve kanë të bëjnë me shqiptarët, nuk ka asnjë përmbarues shqiptarë.

Faji për këtë, sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi, është jo vetëm tek mosinteresimi I juristëve shqiptarë por edhe tek politika shqiptare të cilët kanë lënë Ministrinë e Drejtësisë jashtë kontrollit të tyre.

“Nëse ka të iunteresuar prej shqiptarëve për përmbarues dhe të njejtët nuk autorizohen atëherë këtu ka vend për të dyshuar në transparencën e Ministrisë.

Pyes publikisht Ministrinë e Drejtësisë se cilat janë kriteret për emrimin e përmbaruesve ndërsa politikanët shqiptarë I pyes se a ka në këtë ministry ndonjë shqiptarë që kontrollon këto procedura”, pyet publikisht Mahmut Jusufi. Ai shpjegon se edhe vetë mënyra e emrimit të përmbaruesve është delicate dhe e dyshimt.

Sipas tij, për të marë licencën për përmbarues, përveç kushteve të tjera kandidatët duhet të japin edhe një provim adekuat. Por, edhe përkundër kësaj, sipas Mahmutit, është Ministria e Drejtësisë ajo e cila vendos nëse do të jep licencën ose jo edhe përkundër provimit të dhënë dhe plotësimit të të gjitha kushteve.

“Ministria e Drejtësisë është autonome dhe ata vlerësojnë se kush mund të licëncohet dhe vendosin sipas kritereve që as unë si di”, thotë Mahmut Jusufi. Sipas tij, detyra e përmbaruesit është një punë shumë e rëndëshiume për të gjithë qytetarët në përgjithsi dhe për shqiptarët në veçanti.

“Një procedurë gjyqsore e cila mbaron me plotfuqi nuk mund të jetë efikase nëse nuk përmbarohet”, deklaroi Jusufi. Në njësinë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë askush nuk pranon të flet për kriteret dhe numrin e përmbaruesve.

Nga kjo zyrë thonë se të gjitha kompetencat për këtë I ka Ministria e Drejtësisë. Sipas të dhënave të publikuara në ueb sajtin e Ministrisë së Drejtësisë këtë vit, gjithsej në Maqedoni janë 66 përmbarues edhe pse me sistematizim është paraparë që në shtet të ketë 132 përmbarue.

Sipas listës së publikuar nga kjo ministry, në Tetovë figuron vetëm një përmbarues në Tetovë edhe ajo është maqedonase ndërsa në të gjithë listën në nivel shtetëror nuk figuron asnjë shqiptarë.

Vetëm në kryeqytet veprojnë 23 përmbarues që të gjithë maqedonas.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *