Home / Sport / Bakaj, “Kepuca e arte” e 2009 në Shqipëri

Bakaj, “Kepuca e arte” e 2009 në Shqipëri

Me mbylljen e kampionatit, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndare edhe disa cmime, per lojtarin e vitit dhe disa cmime te tjera per figura te medha te futbollit shqiptar nder vite.

Per vitin 2009, lojtari me i mire u cilesuar futbollisti i Dinamos, Elis Bakaj, per paraqitjen shume te mire me Dinamon, aq sa ka terhequr edhe vemendjen e skuadrave te huaja.

Me dhjete golat e shenuar deri ne mesin e fazes se dyte te Superliges, ai mban edhe kreun e klasifikimit te golashenueseve.

“Ky cmim qe kam perpara eshte nje arritje shume e madhe per mua duke menduar se eshte marre ne nje moshen 22 vjecare. Eshte nje cmim qe te nxite qe te punosh akoma me shume per te fituar te tjere trofe si ky”, deklaroi Bakaj.

Jane te shumte zerat per largimin e tij qe ne merkaton dimerore te janarit.

Skuadrat e interesuara per te, flitet te jene nga kategoria e dyte gjermane, nga skuadra turke dhe ruse, por vete Bakaj nuk eshte informuar per vezhgimin qe po i behet per te evituar presionit ndaj tij.

“Ka oferta, jane interesuar ekipe, por mua me mbetet vetem te stervitet, ndersa per te tjerat ka kush mendon. Qejfi ma ka te qendroj tek Dinamo dhe te fitoj kampionatin, nga ana tjeter me pelqen te jem ne nje ekip jashte vendit duke perfituar nje eksperience me te madhe”, eshte shprehur Bakaj.

Nje dite pas trofeut te “Kepuces se arte” qe iu dha nga FSHF, Elis Bakaj ishte dhe ne listen e sportisteve te vitit, cmime qe u ndane nga Ministria Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *