Home / Lajme / Maqedoni / Banorët kërkojnë të largohen shtyllat, nderpritet asfaltimi

Banorët kërkojnë të largohen shtyllat, nderpritet asfaltimi

Tetovë, 4 dhjetor-
”Ne si qytetarë nëpërmjet komunës kemi kërkuar që të bëhet largimi I shtyllave elektrike dhe njëkohësisht nga komuna kemi marë përgjigjee se EVN kërkon reth 30 mijë euro për të larguarë shtyllatë e rrymës nga rruga ku ne si banorë të kësaj lagje na pengon për të lëvizur lirshëm”, ka qenë arsyetimi I banorëve.

Të largohen shtyllat elektrike nga rruga dhe pastaj të fillohet të asfaltohet rruga.

Ky ka qenë ultimatumi I banorëve të lagjes Teqe të cilët kanë bllokuar asfaltimin e rrugës e cila ishte paraparë që realziohet nga ana e ndërmarjes Geoinzhenjering por janë penguar të bëjnë një gjë të tillë me arsyetim se përderisa shoqata aksionare EVN nuk largon shyllat e rryës elektrike nga rruga të cilët e pengojnë qarkullimin e lirë, nuk do të lejonë asfaltim të rrugës.

”Ne si qytetarë nëpërmjet komunës kemi kërkuar që të bëhet largimi I shtyllave elektrike dhe njëkohësisht nga komuna kemi marë përgjigjee se EVN kërkon reth 30 mijë euro për të larguarë shtyllatë e rrymës nga rruga ku ne si banorë të kësaj lagje na pengon për të lëvizur lirshëm”, ka qenë arsyetimi I banorëve.

Ndërsa drejtori i ndërmarjes Geoinzhenejring Sadik Beqiri thotë se ne kemi kërkuar largimin e shtyllave elektrike nga Evn por nga ata nuk na kanë mundësuar një gjë të tillë.

”Ne kemi kërkuar dhe nga ministria e arsmit që të bëhet zgjërimi I rrugës për nga ana e shkollës fillore Naim Frashëri.Siç e shihni edhe vetë ne nuk mund të bëjmë asfaltimin të cilin e kishim paraparë në bazë të programës vjetore, tha Beqiri.

Asfaltimi I rrugës është shtyer për një afat të pacaktuar derisa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *