Home / Sport / Barça i fiton të gjitha, Botërori i Klubeve është i tyre

Barça i fiton të gjitha, Botërori i Klubeve është i tyre

Barcelona fiton 2-1 ndaj Estudiantesit në finalen e Botërorit të Klubeve duke fituar titullin e gjashtë e të fundit për këtë sezon magjik.

Në fillim janë argjentinasit që kalojnë në avantazh me anë të Boselit në minutën e 37’ të pjesës së parë. Barça hidhet e gjitha në sulm por pa fat. Vetëm në minutën e 91’, Pedro shënon me kokë duke barazuar rezultatin dhe duke çuar ekipet në kohë shtesë. Mesi, në hije gjatë gjithë ndeshjes, shënon në minutën e 110’ duke i dhënë fitoren e merituar katalanasve duke mbyllur në mënyrën ideale ciklin e fitoreve të klubit dhe atij individual për këtë sezon futbollistik.

Ne te gjashte aktivitetet ku ka marre pjese skuadra e drejtuar nga Pepe Guardiola ka arritur te marre 6 treofe.
Duket cdo gje e bukur dhe e thjeshte, por nuk ka qene keshtu per skuadren blaugrana ne finalen e boterorit te klubeve qe zhvilluan ndaj Estudiantes.

Estudiantes: Albil ; Desabato, Cellay, Perez (79’ Nunez), Veron, Diaz, Re (91’ Rojo), Boselli, Brana, Benitez (76′ Sanchez), Rodriguez. TR. SABELLA

Barcelona: Valdes, Alves, Pique, Puyol, Xavi, Ibrahimovic, Mesi, Henry (83’ Jefren), Keita (46’ Pedro), Busquets (79’ Toure), Abidal. TR. GUARDIOLA

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *