Home / Sport / Barcelona dhe Reali nuk lëshojnë pe

Barcelona dhe Reali nuk lëshojnë pe

Barcelona i prin tabelës me 39 pikë të tubuara pas fitores që shënoi me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalit vendas. Espanyolit, në javën e 15-të Kampionatit të Spanjës në futboll. Ibrahimovic ka shënuar gol në minutën e 39-të të ndeshjes nga pika e badhë. Real Madrid ka fituar një sfidë shumë të vështirë si udhëtues me rezultat 3:2.

Një penallti mjaft e dyshimtë e fituar nga Xavi dhe e realizuar nga Zllatan Ibrahimoviç në minutën e 39′ të pjesës së parë i jep mundësinë Barcelonës të fitojë derbin ndaj Esapnjolit dhe të forcojë pozitat në vendin e parë.
Megjithë fitoren, Barça vuajti shumë presionin e kushërinjve, sidomos në pjesën e dytë. Tani armata e Guardiolës niset për në Botërorin e Klubeve.

Edhe pse pa Kristiano Ronaldon të skualifikuar dhe Kaka të dëmtuar, “Galaktikët” mposhtën 3-2 Valencian në “Mestaja”, duke ruajtur hapin e Barcelonës.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në të dytën u shënuan plot pesë gola. Vetëm nëntë minuta pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për fillimin e fraksionit të dytë, Gonzalo Higuain kalon madrilenët në epërsi.

Avantazhi i skuadrës së Pelegrinit zgjat vetëm gjashtë minuta, pasi David Vila barazon gjithçka. Në minutën e 65-të është përsëri Higuain që dyfishon, por vendasit e Valencias kundërpërgjigjen me anë të Hoakin në të 80-tën.

Por vetëm tre minuta më pas, Garai, i futur në fillim të pjesës së dytë duke zëvendësuar Pepen e dëmtuar, vendos rezultatin 3-2, që do të mbetej i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *