Home / Sport / Barcelona ka luksin të shijojë disa ditë pushimi

Barcelona ka luksin të shijojë disa ditë pushimi

Trajneri Pep Guardiola ka të gjithë luksin për t’i dhënë disa ditë pushim futbollistëve të Barcelonës pas fitimit të kampionatit botëror për klube.

Futbollistët katalanas do të shijojnë tetë ose nëntë ditë pushimi total për të gëzuar titullin e gjashtë që prej ardhjes së Guardiolës para një viti e gjysmë.

“Gjatë vitit ne kemi patur shumë pak kohë për të shijuar frytet e punës, pasi çdo tre ditë kemi patur një ndeshje”, deklaron tekniku i kampionëve të botës.

Ai vlerësoi ekipin dhe rrugën e gjatë që bëri për të arritur deri në këtë sukses. “Titujt e fituar janë fryt i talentit, punës dhe përpjekjeve të të gjithë lojtarëve”, përfundon Guardiola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *