Home / Sport / Bayern pesë gola Herthas

Bayern pesë gola Herthas

Bayern nga Munihu është kthyer në formën më të mirë, duke shënuar fitore me rezultat 5:2 kundër skuadrës së Herthas nga Berlini, në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll.

Skuadra e Bayernit tërë kohën ka qenë superiore ndaj berlinasve dhe kanë mundur të shënojnë fitore edhe më të lartë. Në minutën e 16-të, futbollisti Van Buyten shënoi për rezultatin 1:0, duke e shtuar në 2:0 Gomez në minutën e 31-të. Robben shënoi për 3:0 pikërisht në minutën e 33-të, ndërsa Muller e ka ngritur epërsinë në 4:0 (60’). Ramos e zvogëlojë rezultatin në 4:1 (71’), kurse në 5:1 e ka shtuar rezultatin Olic (77’). Raffael e zbuti humbje në 5:2 në minutën e fundit pikërisht të 90-të. Bayerni më këtë fitore e mban vendin e tretë në tabelë me 33 pikë të fituara. Ndeshja dramatike ka qenë edhe në mes Leverkusenit dhe M’gladbach, e cila ka përfunduar 3:2 në të mirë të leverkusenasve. Për Leverkusenin ka shënuar Kros (18’ e 69’) dhe Derdiyok (60’), ndërsa për mysafirët realizoi Brouwers (36’) e Dante (54’). Leverkuseni e kryeson tabelën me 35 pikë. Frankfurti barazoi 2:2 me kampioni aktual, Wolfsburgun. Franz (26’), Meier (76’) kanë shënuar për Frankfurtin dhe Dzeko (37’) e Josue (69’) për Wolfsburgun.

Rezultatet

Schalke 04-Mainz 1:0 (1:0)
Bayern – Hertha 5:2 (3:0)
Leverkusen – M’gladbach 3:2 (1:1)
Dortmund – Freiburg 1:0 (1:0)
Frankfurt – Wolfsburg 2:2 (1:1)
Hannover – Bochum 2:3 (2:0)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *