Home / Lajme / Rajon / BBC ‘vezhgon’ Shqiperine

BBC ‘vezhgon’ Shqiperine

12/12/2009
Rrefimi nis me 8 dhjetorin, diten kur turma gjigante njerezish festuan renien e komunizmit, ne nje dite kur kryeministri tha se ka ardhur koha per te qene europiane. Gazetari thote se fushata per t’iu bashkuar Bashkimit Evropian po mbledh forca, ndersa ekonomia shqiptare po shperfill recensionin

Festa e 8 dhjetorit dhe perpjekjet e Shqiperise per te integrimin europian kane terhequr vemendjen e televizionit britanik BBC, i cili ne nje reportazh mbi Shqiperine dhe Tiranen thekson ndryshimet e medha dhe fytyren e re te kryeqytetit shqiptar.

Gazetari Pol Henli qendroi ne kryeqytetin shqiptar dhe ne reportazhin e tij ve theksin te aspirata e kahershme e shqiptareve per te qene pjese e Evropes.

Rrefimi nis me 8 dhjetorin, diten kur turma gjigante njerezish festuan renien e komunizmit, ne nje dite kur kryeministri tha se ka ardhur koha per te qene europiane. Gazetari thote se fushata per t’iu bashkuar Bashkimit Evropian po mbledh forca, ndersa ekonomia shqiptare po shperfill recensionin.

Pallatet kane ndryshuar pamje dhe kjo i dedikohet nje njeriu te vetem, kryebashkiakut te Tiranes.

Gazetari thote se kur Rama nuk ben ’rap’ me hitet e tij, fiton emer dhe fame. Me aftesine prej artisti po nxjerr ne pah fytyren e qytetit te lindjes.

”Tirana eshte nje grua e kendshme, qe pas nje semundje te gjate, e shtrire ne shtrat dhe e pashprese, eshte ngritur ne kembe dhe e zbukuruar po ecen me krenari”, thote Rama.

Gazetari permend varferine dhe papunesine e madhe, ndersa ata qe kane bere fushate per 20 vjet thone se kjo eshte nje rruge e gjate.

”Nuk eshte nje sprint, eshte nje maratone plot sakrifica dhe ndonjehere edhe vuajtje. Eshte nje beteje e veshtire per te luftuar kunder tradites se gjate te diktatures”, thote Lutfi Dervishi.

Gazetari permend faktin se gati nje e treta e shqiptareve jetojne jashte dhe ndoshta vetem ardhja e tyre rikthen krenarine ne nje vend besimplote per te ardhmen e tij.Top Channel

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *