Home / Lajme / Maqedoni / BDI shpreh keqardhje për dështimin e Brukselit

BDI shpreh keqardhje për dështimin e Brukselit

Tetovë, 9 dhjetor
Në pyetjen e gazetarëvve për mos marrjen e datës nga ana e Bashkimi Evropiane, Ademi tha se ne si BDI, shprehim keqardhje për mos caktimin e datës nga BE.”Por, megjithatë, neve na kanë dhënë edhe një mundësi që për 6 muaj tëë zgjedhim kontestin e emrit me fqin tonë jugor dhe besoj se brenda 6 muajve do të zgjidhet ky problem, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë shtet tjetër që do të na hapë problem për antarësim në Bashkimin Evopian”, tha Ademi

Urim Hasipi
Kryesia qëndrore e BDI-së sot ka mbajtur mbjedhjen e fundit para mbajtjes së kongresi të kësaj partie, të caktuar për më 19 dhjetor në Shkup.
Anëtari I kryesisë qendrore të kësaj partie Xhevat Ademi, është shprehur se pas këtij kongresi BDI do të jetë edhe më e fuqimshme.
Në pyetjen e gazetarëvve për mos marrjen e datës nga ana e Bashkimi Evropiane, Ademi tha se ne si BDI, shprehim keqardhje për mos caktimin e datës nga BE.

”Por, megjithatë, neve na kanë dhënë edhe një mundësi që për 6 muaj tëë zgjedhim kontestin e emrit me fqin tonë jugor dhe besoj se brenda 6 muajve do të zgjidhet ky problem, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë shtet tjetër që do të na hapë problem për antarësim në Bashkimin Evopian”, tha Ademi.

Ademi, I pyetur se si e komenton deklaratën e shefit të diploamcisë Maqedonase I cili e ka quajtur hipokrizi qëndrimin e bashkimit evropian, tha se “Maqedonia nuk është një ndonjë pozicion që do të lejonte vetes që të komentojë vendimet e Bashkimit Evropian”, tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *