Home / Lajme / Rajon / BE, apel opozitës: Bojkoti, papjekuri politike e PS

BE, apel opozitës: Bojkoti, papjekuri politike e PS

9 dhjetor-
Nuk është një mënyrë europiane e të bërit të politikës. Të gjithë duhet të sigurojnë, që duhet të përmbushen kushtet, që ky bojkot të marrë fund. Mirëpres progresin e mirë të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por një prej kushteve kryesore të kriterit politik të Kopenhagenit, është stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund të përkufizohet si në kundërshtim me maturinë demokratike, tha Oli Ren.

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria po bën një progres të mirë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por kritikon opozitën socialiste për bojkotin parlamentar duke argumentuar se me këtë veprim ajo nuk tregon aspak mature demokratike.

Duke u përgjigjur për Televizionin Klan lidhur me bojkotin e opozitës, Olli Rehn ka thënë se qendrimi i opozitës shqiptare është një shenjë e papjekurisë politike dhe është kundër kritereve të Kopenhagenit.

“Nuk është një mënyrë europiane e të bërit të politikës. Të gjithë duhet të sigurojnë, që duhet të përmbushen kushtet, që ky bojkot të marrë fund. Mirëpres progresin e mirë të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por një prej kushteve kryesore të kriterit politik të Kopenhagenit, është stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund të përkufizohet si në kundërshtim me maturinë demokratike, tha Oli Ren.

Kjo konferencë e organizuar me Këshillin e bashkëpunimit rajonal të Presidencës suedeze kishte në fokusin e saj përpjekjet e rajonit për kapërcimin e krizës ekonomike dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit në rrugën e tyre drejt integrimit europian. Në të morën pjesë 200 zyrtarë të lartë të rajonit, vendeve anëtare të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara, Zvicrës dhe Norvegjisë. Pjesëmarrësit e konferencës dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për integrimin europian të Ballkanit në tërësi dhe shtynë qeveritë përkatëse të përparojnë me shpejtësi në rrugën e reformave.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *