Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja dhe NATO qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës, ekonomia – prioritet në bashkëpunimin bilateral

BE-ja dhe NATO qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës, ekonomia – prioritet në bashkëpunimin bilateral

Shkup, 9 dhjetor
“Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyera të cilat konfirmohen në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Presim që së shpejti Kosova të hapë ambasadë në Shkup sepse ne tashmë emëruam ambasador dhe presim që niveli i zyrës në Prishtinë të ngrihet në nivel ambasade”, deklaroi tëvendëskryeministri Ademi.

Urim Hasipi
Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera, të dy vendet ndajnë prioritete të përbashkëta – anëtarsimin në BE dhe në NATO, ndërsa fushat në të cilat veçanërisht duhet që të punojnë në një periudhë të ardhshme është përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, deklaroi pas takimit në Shkup zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi dhe kolegu i tij kosovar Ram Manaj.

“Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë janë të shkëlqyera të cilat konfirmohen në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Presim që së shpejti Kosova të hapë ambasadë në Shkup sepse ne tashmë emëruam ambasador dhe presim që niveli i zyrës në Prishtinë të ngrihet në nivel ambasade”, deklaroi tëvendëskryeministri Ademi.

Bashkëpunimi, siç thekson, do të vazhdojë në drejtim të inicimit të nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim në të gjitha fushat, ndërsa veçanërisht në atë të ekonomisë dhe të arsimit.

“Shpreha nevojë që së shpejti të nënshkruajmë marrëveshje për bashkëpunim në arsim sepse kuadrot e Kosovës mundet që të ndihmojnë për nevojën e procesit arsimor të Universitetit të Shtetëror në Tetovë”, tha Ademi

Zëvendëskryeministri Manaj duke shprehur falënderim për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë në krahasim me njohjen e pavarësisë të Kosovës që siç thotë, ndodhi në një periudhë të rëndësishme për të ta dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas demarkacionit faktik të kufirit midis dy vendeve, tha se të dy vendet tani janë në fazën e vendosjes së bashkëpunimit ndërsektorial.

“Një fushë e përbashkët në të cilën mbetet që të bashkëpunojmë janë aspiratat tona të përbashkëta për në BE dhe në NATO”, tha Manaj.

I pyetur për vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së që të prolongohet vendimi për datën për negociata për Maqedoninë, Ademi tha se ajo nuk duhet që të na dekurajojë, por përkundrazi duhet që të vazhdojmë edhe më tej që t’i plotësojmë kriteret që janë të nevojshme për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE. Ky vendim shtoi ai mbetet që të zgjidhet gjatë kryesimit spanjoll në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

I pyetur për qëndrimin e BDI-së për vendimin e BE-së Ademi u përgjigj se ai do të përcaktohet në takimin e sotëm të kryesisë së partisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *