Home / Sport / Bekam: Huazimi te Milani nuk më garanton Botërorin

Bekam: Huazimi te Milani nuk më garanton Botërorin

Ndonëse Dejvid Bekami ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e tërheqjes së shortit për Botërorin 2010, ai është i vetëdijshëm se as huazimi në Milan nuk ia garanton atij një vend në kombëtaren angleze për udhëtim në Afrikën e Jugut….

Gjatë kualifikimeve për Botërorin 2010, Bekami zakonisht kishte statusin e futbollistit rezervë. Përzgjedhësi, Fabio Kapelo e ka këshilluar se në Botërorin 2010 mund të marrë pjesë vetëm nëse do të luajë në ndonjë ligë të fortë evropiane, gjë e cila e shtyri anglezin të rikthehet te Milani, falë mbështetjes së klubit të tij aktual, Los Anxhelos Lejkers. “Kalimi te Milani nuk më garanton asgjë, por vetëm më jep rastin për t’u përfshirë në emëroren prej 23 pasagjerëve për Afrikën e Jugut. Të gjithë e dinë se sa dëshirë kam të luaj për kombëtaren e Anglisë dhe sa do të dëshiroja të jem në Botëror. Nëse ndodh që të jem atje, do të jem shumë i lumtur. Por, nuk kam jam i stresuar nëse do të mbetem jashtë skuadrës. Natyrisht se një gjë e tillë do të më bënte të pikëlluar, por do ta mirëkuptoja një gjë të tillë dhe do ta respektoja vendimin e përzgjedhësit dhe do të isha tifoz i kombëtares sime. Kapelo dëshiron të zgjedh një skuadër, e cila do të jetë e aftë për ta fituar titullin e kampionit botëror, prandaj them se do të kisha mirëkuptim të plotë, në rast se në skuadrën e tij nuk do të ketë vend për mua”, ka theksuar Bekam.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *