Home / Lajme / Rajon / Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së

Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së

14 dhjetor-
Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në Kuvendin e IX-të të saj, ashtu siç edhe pritej rimandatuan kryetar, Sali Berishën, i cili ishte edhe kandidati i vetëm në këto zgjedhje.

Me 1204 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenime, Berisha rizgjidhet ne postin e kryetarit të PD-së.

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së u miratua edhe statuti i ri i partisë që përshtat strukturat e saj me Kodin e ri Zgjedhor në rang qarqesh.

Në 19-vjetorin e themelimit të PD, demokratët mblodhën Kuvendin e nëntë kombëtar. Organi më i lartë drejtues ky që pritet të rikonfirmojë në krye të selisë blu, liderin demokrat, Sali Berisha dhe ku 1267 delegatë nga 39 degë të selis ëblu në mbarë vendin dhe jashtë tij votojnë njëkohësisht për Këshillin Kombëtar, anëtarët e këtij forumi drejtues dhe ndryshimet statutore.

I konceptuar nga drejtuesit e tij si një kuvend i fitores historike për Shqipërinë europiane, gjithçka nisi me një dokumentar, që nga lëvizjet e para Dhjetoriste të studentëve, aty ku u projektua rruga drejt pluralizimit dhe shembja e nomenklaturës komuniste, e deri tek fitorja e të parave zgjedhje në vend nga Partia Demokratike, qendrimi i saj në opozitë, rikthimi në pushtet më 2005, dhe rikonfirmimi në pushtet pas votës së elektoratit shqiptar me 28 qershor.

Një rugëtim ky që sipas kryeministrit Berisha projektoi atë që lideri i demokratëve e cilësoi si pasioni për të garantuar lirine dhe të drejtat e mohuara në përmbushje të projketit europian të Shqipërisë.
“Ky është kuvendi i fitores historike, i vendimeve të mëdha dhe i horizontit të ri historik për Shqipërinë europiane. Mblidhemi në këtë kuvend, në datën e themelimit të PD-së dhe ulemi në të më krenarë se kurrë për këtë forcë poltike, e cila u projektua nga trimëria e kurajo e studentëve që u përballën me regjimin më barbar e mizor në Europë. Pasioni ynë për lirinë na bën sot ne demokratëve që të festojmë rënien e këtij muri me 500 mijë shqiptarë”, tha Berisha

Në një fjalim që zgjati më shumë se 40 minuta, lideri i demokratëve përpara 1267 delegatëve tha se mbajtja e këtij kuvendi projektohet në një horizont të ri për Shqipërinë që sikundër tha zoti Berisha, vjen pas zgjedhjeve që përmbushën standartet e ndërkombëtarëve. Andaj ai i bëri ftesë opozitës dhe kryesocialistit Rama që të distancohet nga bojktoti duke e ftuar të bashkëpunojë në përmbushjen e reformave në vend.
Berisha “Garantoj opozitën se do të ketë respektin më të thellë në misionin e saj dhe i ofroj frymën e bashkëpunimit për reformat në vend. Por s’do lejoj kurrë që një grup bllokmenësh të mund të nëpërkëmbë lirinë. Me përkushtimin ndaj zgjedhjeve ne do të mbrojmë vullnetin e qytetarëve. I bëj thirrje të heqin dorë nga mentaliteti i etërve tuaj. Jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë. Zgjedhjet e lira që nxorrën Shqipërinë nga lista e zezë në vendin me zgjedhje të ndershme.”
19 vjet më pas, Shqipëria e kryesuar nga demokratët sipas kryemisntirit Berisha bëri realitet ëndrrën europiane dhe atë euroatlantike, duke u shndëruarr vijoi ai, në vendin me rritjen më të madhe ekonomike ndonëse financat e ekonomive botërore u prekën nga një krizë e thellë.
Berisha “Ju shndërruat në realitet ëndrrën madhore të Shqipërisë në NATO, ato që në reformat madhore bënë që më 16 nëntor 27 vende të BE pranuan kërkesën për statusin. Ata që u zotuan se do të lëvizim pa viza, ato që me reformat të thella e nxorrën vendin nga kryesimi i listës, kur ç’montuan bandat. Në prill miratuat projektin e Shqipërisë europiane. Dhe më 28 qershor shqiptarët votbesuan këtë projekt dhe në 3 muaj kjo qeveri ka shënuar arritje historike në procesin e integrimit. Vendimi i 16 nëntorit dhe rezoluta e PE për të përparuar për heqjen e vizave dhe reformat serioze asgjë s’do na ndalë në përpjekjen tonë për të ndërtuar Shqipërinë europiane.”
Në fjalimin e tij kryeministri Berisha ishte tepër i ashpër ndaj korrupsionit, duke premtuar luftën me zero tolerancë në betejën ndaj asaj që ai e cilëson si aleanca punisto- mafioze.
Berisha “Një betejë e re na pret. Por ne jemi të vendosur për të garantuar asaj darë e gërshërë. Po që se mafia gllabëron prona publike në zemër të Tiranës, atëherë ku është shteti. Nuk do të tolerohet kurrë më kjo gjë. I bëj thirrje avokatëve të mafias që t’i faktojnë qytetarëve qoftë dhe një rast të vetëm kur shtetarët e mi kanë ndërtuar mbi trotuare, apo troje publike dhe unë si përgjigje ndaj tyre do jap vetëm fadromat”
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek bashkëpunimi me partinë e Ilir Metës, si aleati i majtë në qeveri, kryeministri Berisha u shpreh optimist në vazhdimin e këtij koalicioni që sipas tij nuk do të ndalet edhe në 2024.
Berisha ”Mandati i dytë në koalicion me një partner të majtë, i cili ka shtyllë kryesore integrimin dhe Shqipërinë Sociale. Ne jemi të vendosur për ta vazhduar këtë bashkëpunim edhe në 2024”. Ne e kemi në sekretin e suksesit, ai qendron në pasionin tonë për lirinë.”
Gjatë punimeve të kuvendit kryeministri Berisha u ndal në mënyrë të veçantë tek reformat e thella që sipas tij ka ndërmarrë qeveria dhe që pritet të realizojë edhe në mandatin e dytë. Rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve, më e madhja ndonjëherë në këto vite pluralizëm, dalja e Shqipërisë nga skema e vendeve të varfrëa, zhvillimi i infrastrukturës, reformat e thella në arsim e shëndetësi, sipas kryeministrit Berisha dhe kryeparlmentares Topalli, e cila hapi dhe punimet e këtij kuvendi, u cilësuan sfidat e rradhës që ekzekutivi synon t’i ktheje brenda mandatit të dytë qeverisës në realitet”, tha Berisha

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *