Home / Lajme / Botë / Berlusconi: Ndihem njeri me fat

Berlusconi: Ndihem njeri me fat

14 dhjetor-
Ndihem një njeri me fat”- i ka thënë ai gazetarit Emilio Fede në spitalin San Rafaele, në të cilin do t’i duhet të qëndrojë edhe një ditë më tepër. Megjithatë mediat në shtetin fqinj janë kontradiktore mbi atë që raportojnë.

Sulmi ndaj kryeministrit italian Silvio Berluskoni është gjetur në faqet e para të shtypit botëror, megjithatë pak orë pas shtrimit të tij në spital, Kavalieri italian duket të ketë dhënë sinjale pozitive mbi gjendjen shëndetsore.
“Ndihem një njeri me fat”- i ka thënë ai gazetarit Emilio Fede në spitalin San Rafaele, në të cilin do t’i duhet të qëndrojë edhe një ditë më tepër. Megjithatë mediat në shtetin fqinj janë kontradiktore mbi atë që raportojnë. Corriere della Sera raporton se shëndeti i kryeministrit është i qendrueshëm, madje që herët në mëngjes ai kërkoi shtypin e përditshëm për të lexuar shkrimet dhe komentet mbi atë që ndodhi. Ndërkaq, Canale 5 që zhvilloi një intervistë me zëdhënësin e Berluskonit tha se kryeministri kishte dhimbje të forta koke dhe kishte shprehur dyshimet e madje edhe i frikësuar se mund të ndodhë diçka.
Autori i sulmit, 42-vjeçari Massimo Tartalia, me probleme mendore nuk ka dhënë ndonjë justifikëm të logjikshëm lidhur me këtë veprim, por ka pranuar fajësinë. Ai tha se e kishin tërhequr vëmendjen kritika të njerëzve lidhur me vizitën e kryeministrit ndaj dhe I ishte drejtuar drejt turmës dhe e kishte goditur.

Berluskoni, u qëllua me një statujë metalike pasditen e së dielës nga një 42-vjeçar me probleme mendore. Nga goditjet e forta mbeti me një krisje në hundë dhe dy dhëmbë të thyer. Ngjarja ngjalli reagime të ashpra të politikës italiane. Figurat kryesore politike në vend, por edhe ato ndërkombëtare e cilësuan një sulm tepër të shëmtuar. Të ndryshme janë reagimet e qytetarëve

“E kishte hak! E kishte hak sepse i provokon njerëzit gjatë gjithë kohës. Ishte me fat, sepse një tjetër mund të kishte qëlluar me pistoletë.”
“Eshtë jo humane. Ajo që është më e shëmtuar është se shumë italianë janë të lumtur për këtë.”
“Çfarëdo që të mendohet për Berluskonin, kjo e bën Italinë që në sytë e botës të jetë e tmerrshme.Tv Klan

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *