Home / Lajme / Rajon / Berluskoni lëshohet nga spitali

Berluskoni lëshohet nga spitali

Romë, 17 dhjetor
Berluskoni u hospitalizua të dielën dhe është ndalur për kurim spitalor për shkak të lëndimeve serioze që i mori të dielën në një tubim politik në Italinë e Veriut

Urim Hasipi
Kryeministri italian Silvio Berluskoni pas katër ditëve të kaluara në kurim spitalor sot u lëshua nga spitali San Rafaele në Milano.

Berluskoni u hospitalizua të dielën dhe është ndalur për kurim spitalor për shkak të lëndimeve serioze që i mori të dielën në një tubim politik në Italinë e Veriut.

Kryeministri 73-vjeçar, me flaster në hundë dhe gojë përshëndeti kalimtarët nga automobili i tij me xhama të errët.

Të mërkurën u paraqitën informata në media se Berluskoni do të mbetet në spital deri të premten, pasi që mjeku i tij deklaroi se kryeministri ka dhimbje të mëdha dhe probleme me të ushqyerit

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *