Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti jep llogari për punën tetë mujore

Bexheti jep llogari për punën tetë mujore

24 dhjetor-
Kreu I komunës së Tetovës, ka theksuar se komuna që drejton ai ka treguar një përkujdesje të veçantë ndaj rasteve sociale dhe kjo sipas tij, është bërë për të krijuar një kohezion social në qytetin e Tetovës.“Gjatë kësaj periudhe në kemi përkrahur aktivitete nga sfera e kulturës, sportit dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.Pra, synim I joni mbetet përmirësimi I jetës së qytetarëve, krijimi I kushteve për një perspektivë sa më të mirë, conform standardeve më të avancuara”, tha në fund të fjalimit të tij kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti

Urim Hasipi
-Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti sot ka mbajtur ekspezenë e tij tetë mujore që nga marrja e postit si kryetar komune.Bexheti, tha se kemi punuar me një intensitet të madh, por nuk harroi të përmend edhe pengesën kryesore që është borxhi I trashëguar prej 3 milion euro nga udhëheqësia e mëparshme ku sipas Bexhetit gjatë kësaj periudhe është arritur të zvogëlohet në një million e 600 mijë euro dhe duke mos e ndërprerë funksionimin normal të komunës .

Njëkohësisht kryetari komunës së Tetovës foli dhe për investimet e bëra ne qytetin e Tetovës duke përmendur ato dhe vlerat e këtyre projekteve si fazën e dytë të ujësjellësit në një gjatësi prej 14 kilometrave që ishte edhe premtim para zgjedhor.

”Shuma e përgjithshme e investimeve të realizuara nga ana e komunës së tetovës arrinë shifrën prej 2 milion e 216 mijë euro.Investimet janë përqëndruar në ndërtimin e infrastrukturës në të gjitha elementet e saj.këto investime mbeteen strategjike dhe vazhdojnë të realizohen me dinamikë të përshpejtuar.

Në këtë ekspoze si problem I qytetit të Tetovës është paraqitur edhe problemi I deponisë ku Bexheti, tha se gjatë tërë kohës ne si komunë kemi qenë të interesuar që të gjejmë zgjidhje në këtë drejtim dhe ne kemi një sërë takimesh me të gjitha faktorët e involvuar.

Kreu I komunës së Tetovës, ka theksuar se komuna që drejton ai ka treguar një përkujdesje të veçantë ndaj rasteve sociale dhe kjo sipas tij, është bërë për të krijuar një kohezion social në qytetin e Tetovës.

“Gjatë kësaj periudhe në kemi përkrahur aktivitete nga sfera e kulturës, sportit dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pra, synim I joni mbetet përmirësimi I jetës së qytetarëve, krijimi I kushteve për një perspektivë sa më të mirë, conform standardeve më të avancuara”, tha në fund të fjalimit të tij kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Në këtë ekspoze ishin të pranishëm të gjithë drejtorat e ndërmarjeve komunal ato të shkollave dhe këshillatrët e këshillit komunal të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *