Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti për vizitë zyrtare në Trieshtë

Bexheti për vizitë zyrtare në Trieshtë

14 dhjetor-

Gjithashtu në këtë vizitë është paraparë të vendoset një bashkëpunim me Provincën e Trieshtës. Gjatë kësaj vizite në këtë provincë do të shikohen mundësitë e bartjes së përvojave për ndërtimin e një fabrike për riciklim të mbeturinave për t’i dhënë zgjidhje problemit me mbeturinat në komunën e Tetovës. Në fokusin e kësaj vizite do të jetë edhe bartja e përvojës për vendosjen e një serveri për përpunimin e të dhënave për rajonin e Pollogut.

Urim Hasipi
Një delegacion i komunës së Tetovës i udhëhequr nga kryetari i komunës, Sadi Bexheti qëndron për vizitë zyrtare treditore në qytetin e Trieshtës të Italisë.

Intensifikimi i bashkëpunimit me komunën e Trieshtës, këmbimi i eksperiencave me provincën e Trieshtës që ka përafërsisht të njëjtat perfomanca si komuna e Tetovës, si dhe bashkëpunimi me “Area Science Park”- qendër për kërkime shkencore dhe transformim të teknologjive, do të jenë në fokusin e kësaj vizite zyrtare.

Nëpërmjet kësaj vizite komuna e Tetovës zgjeron bashkëpunimin me komunën e Trieshtës, në shumë fusha me interes të përbashkët. Vendosja e partneritetit me “Area Science Park”, krijon mundësi për studentët, botën akademike dhe bizneset që veprojnë në komunën e Tetovës të zgjerojnë hapësirën e bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm evropian.

Gjithashtu në këtë vizitë është paraparë të vendoset një bashkëpunim me Provincën e Trieshtës. Gjatë kësaj vizite në këtë provincë do të shikohen mundësitë e bartjes së përvojave për ndërtimin e një fabrike për riciklim të mbeturinave për t’i dhënë zgjidhje problemit me mbeturinat në komunën e Tetovës. Në fokusin e kësaj vizite do të jetë edhe bartja e përvojës për vendosjen e një serveri për përpunimin e të dhënave për rajonin e Pollogut.

Në komunën e Trieshtës do të eksplorohet aplikimi i dygjuhësisë si dhe modelet e aplikimit të planit urbanistik për komunën e Tetovës.

Në përbërjen e delegacionit të udhëhequr nga kryetari janë këshilltarët e kryetarit Kurtish Kurtishi, Alberto Pogorelz, shefi i kabinetit Alajdin Hasani si dhe drejtori i NPK “Tetova”-Tetovë, Hasan Luma.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *