Home / Lajme / Rajon / Bllacës i ndalohet të flasë në media

Bllacës i ndalohet të flasë në media

4 dhjetor-
EULEX-i pasi që ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme për mosndërhyrje politike në procesin e hetimeve, siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, ka përjashtuar nga ky proces Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë vendëse, ndërkaq që i ka ndaluar komunikimin me media Nazim Bllacës, njeriu që thotë se nga viti 1999 deri në 2003 ka qenë agjent i SHIK-ut.

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX është duke i shqyrtuar seriozisht akuzat që Nazim Bllaca i bën në rrëfimin e tij të regjistruar në një CD. Bllaca është marrë në pyetje nga EULEX-i për të dytën herë, ndërkaq prokurorët e këtij misioni kanë filluar intervistat e para edhe me të apostrofuarit e tjerë të CD-së së famshme.
EULEX-i pasi që ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme për mosndërhyrje politike në procesin e hetimeve, siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, ka përjashtuar nga ky proces Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë vendëse, ndërkaq që i ka ndaluar komunikimin me media Nazim Bllacës, njeriu që thotë se nga viti 1999 deri në 2003 ka qenë agjent i SHIK-ut.

Bllaca ka thënë se nën urdhrat e disa zyrtarëve të lartë të kësaj agjencie të inteligjencës ka marrë pjesë në 17 raste të ndryshme të vrasjeve dhe të tentativë vrasjeve pas luftës në Kosovës.

Bllaca është marrë në pyetje nga EULEX-i për të dytën herë, ndërkaq prokurorët e këtij misioni kanë filluar intervistat e para edhe me të apostrofuarit e tjerë të CD-së së famshme – shumica prej të cilëve kanë hedhur poshtë deklaratat e Bllacës. /Telegrafi

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *