Home / Sport / Brajant fundosi Majamin, Nju Xhersi i dha fund serisë negative

Brajant fundosi Majamin, Nju Xhersi i dha fund serisë negative

Një tre pikësh i shënuar nga Kobi Brajant në sekondën e fundit të takimit me Majamin, LA Lajkersave u dha fitoren e rëndësishme në këtë duel.

Kobi Brajant me treshe në sekondën e fundit i solli skuadrës së tij LA Lejkersi fitoren kundër Majamit në “Staples Center” me rezultat 108:107.
Ai vetëm në periudhën e fundit shënoi 17 nga 33 pikët e tij. Në anën tjetër ylli i Majamit, Duen Uejd e mbylli ndeshjen me 26 pikë. Ai shënoi 9 nga 11 pikët e fundit të skuadrës nga Florida e cila ishte pranë fitores, ndonëse skuadra kryesuese në ligë që ka bilancin prej 15 fitoreve dhe tri humbjeve ishte në nëntë pikë epërsi, gjashtë minuta e gjysmë pa përfunduar takimi.
Përveç Brajantit, u dalluan edhe Gasol me 22 dhe Binam me 19 pikë.
Për Majamin ishte kjo disfata e katërt në pesë takimet e fundit.
Nju Xhersi Nets ka ndërprerë serinë më negative startuese (0-18) në histori të NBA –së. Netsat arritën të fitojnë për herë të parë këtë sezon pasi mposhtën në shtëpi Sharlot Bobkejts Dy minuta e gjysmë pa përfunduar takimi rezultati ishte i barabartë (86:86), por vendësit ia dolën të shënojnë nëntë pikë radhazi dhe të fitojnë sfidën me rezultat 97:91.
Qendra Bruk Lopez udhëhoqi skuadrën e tij me 31 pikë dhe 14 kërcime, derisa plejmejkeri Kartni Li e ndihmoi me 27 pikë me gjuajtjet nga loja (11/16).
Në anën tjetër Stefen Xhekson dhe Rajmond Felton shënuan nga 28 pikë për mysafirët të cilët tashmë kanë bilancin prej 7 fitoreve dhe 11 humbjeve.

Rezultatet

Washington – Toronto 107:109 (në vazhdime)
Atlanta – New York 107:114
Memphis – Dallas 98:82
Cleveland – Chicago 101:87
Oklahoma City – Boston 87:105
New Jersey Nets – Charlotte 97:91
Detroit – Milwaukee 105:96
New Orleans – Minnesota 98:89
Utah Jazz – Indiana 96:87
LA Lakers – Miami 108:107

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *