Home / Sport / Brazili dhe Spanja, favorit për botërorin 2010

Brazili dhe Spanja, favorit për botërorin 2010

Bastorja e njohur botërore, “Villiam Hill”, publikoi listën e skuadrave që pritet të triumfojnë në botërorin në Afrikën Jugore, ku favoritët kryesor, sipas bastores britanike, konsiderohen Spanja dhe Brazili që kanë kuotën 5.5, ndërsa autsajder janë Hondurasi, Zelanda e Re dhe Koreja Veriore.

E treta në listë renditet Anglia me kuotën 7, ndërsa Argjentina është e katërt me kuotën 9. Pasojnë Gjermania me kuotën 13, Italia, Holanda dhe Portugalia me kuotën 15.

Ndër skuadrat afrikane, të cilat janë renditur më lart në listë, është Bregu i Fildishtë me kuotën 21, ndërsa autsajder “të vërtetë” konsiderohen Hondurasi, Zelanda e Re dhe Koreja Veriore, kuota e të cilave është 501.

Ndryshe, për herë të parë kampionati botëror në futboll mbahet vitin e ardhshëm në kontinentin afrikan, ku në garën për titullin e më të mirit janë 32 skuadra nga rruzulli tokësor, derisa titullin e kampionit e mbron Italia, pas triumfit të madh në vitin 2006, në Gjermani.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *