Home / Sport / Cana takon tifozët

Cana takon tifozët

Qindra tifozë të Sunderland e kanë mposhtur borën, erën e fortë dhe të ftohtit vetëm e vetëm për ta takuar kapitenin e “Maceve të Zeza”, Lorik Cana, në stadiumin Stadium of Light përpara festës së Krishtlindjeve.

Futbollisti kosovar i ka përshëndetur tifozët, ka bërë fotografi me ta dhe ka dhënë nënshkrime për secilin fans. “Që nga ardhja ime këtu, mbështetësit e ekipit kanë shfaqur besim dhe besnikëri të madhe ndaj meje, duke më ndihmuar që të përshtatem dhe të sistemohem si është më së miri këtu. Ishte ndjenjë shumë e mirë që t’i takoja shumë fansa dhe të jem në gjendje t’i falënderoj ata për mbështetjen që e bëjnë ndaj meje dhe ndaj klubit”, ka thënë 26 vjeçari për ueb faqen zyrtare të klubit anglez safc.com.

Lorik Cana ishte futbollisti i fundit për vitin 2009 që dha nënshkrime dhe që u takua me tifozët e ekipit. Një gjë të tillë gjatë këtij muaji e kishin bërë edhe sulmuesit Darren Bent e Kenwyne Jones. Për shkak të kartonit të kuq, Cana mungoi në humbjen e fundjavës që shkoi të Sunderland nga Manchester City me rezultat 4:3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *