Home / Lajme / Maqedoni / Dea Sabriu fituese e Bletëzave

Dea Sabriu fituese e Bletëzave

3 dhjetor
Ndërsa për paraqitje më të mirë skenike çmimin e morri Bora Kaba, kurse teks më I mirë ishte kënga e interpretuar nga Amanta Jashari.Drejtori artistik I festivalit Jeton Pustina thotë se këngët ishin të një niveli të lartë, kurse presim që pesë apo gjashtë këngë nga ky festival të jenë hite

Të mërkurën mbrëma në Tetovë është mbyllur edicioni I dhjetë I festivalit të këngëve për fëmijë Bletëzat 2009. Pas performimit të 18 fëmijëve, juria profesionale vendosi që vendin e parë të këtij festivali t`ia ndajë këngëtares tetovare Dea Sabriu me këngën “Babi Im”.Juria poashtu ka dhënë edhe dy vende të dyta, pra për Anjeza Shahinin dhe Albulena Akiki, dhe tre vende të treta për Andra Ademin, Adlira Reshiti dhe Njomza Kamberin.

Si çdo vit edhe këtë vit është ndarë çmimi për belëtzën më të vogël.Kësaj radhe ky çmim I takoi vogëlushes Elsa Halili.
Ndërsa për paraqitje më të mirë skenike çmimin e morri Bora Kaba, kurse teks më I mirë ishte kënga e interpretuar nga Amanta Jashari.Drejtori artistik I festivalit Jeton Pustina thotë se këngët ishin të një niveli të lartë, kurse presim që pesë apo gjashtë këngë nga ky festival të jenë hite.

Ndërsa fituesja e festivalit Dea Sabriu thotë se ndjehet e lumtur për çmimin e parë.Festivali Bletëzat 2009 edhe një herë tregoi se ka kapacitet për të nxjerrë gjenerata të reja të këngës së mirëfilltë shqipe.

Si çdo vit edhe këtë vit, organizator I festivalit ishte Radio Bleta në Tetovë, ndërsa spektakli u mbajti në qendrën për kulturë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *