Home / Lajme / Maqedoni / Dëbora nuk shkakton telashe në Tetovë

Dëbora nuk shkakton telashe në Tetovë

Tetovë, 18 dhjetor
.”NPK do të mirëmbajë akset rrugore, Bozovcë -Veshallë -Brodec, Shipkovicë- Gajre-Lisec-Rasadishtë, aksin rrugor Vicë – Sellcë – Llacë, Xhermë – Tetovë, Setole- Otunje – Jeduarce, Tetovë -Falishtë -Saraqinë.Kemi ngecje në aksin rrugor Tetovë Xhermë, por nuk kemi bllokim të këtij fshati.Kërkojmë mirëkuptim nga ana e banorëve derisa t`ë fillojë të funksionojë sistemi I mekanizimit”, ka deklaruar Bujamin Hamiti, përgjegjës pranë NPK-së për mirëmbajtjen dimërore

Urim Hasipi
Dëbora që ra mbrëmjen e së të enjtes nuk e pengon qarkullimin ndërurban, hekurudhor dhe ajror në vend.Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se për shkak të reshjeve të borës, qarkullim të vështirësuar ka në të gjitha viset malore në vend, si dhe ndalesë për lëvizje për automjetet transportuese në aksin rrugor Krak-Mavrovë-Dibër.

Shikushmëria është e mirë me përjashtim në aksin rrugor Shtip-Negotinë ku për shkak të mjegullës është zvogëluar deri në 50 metra.

Në akset rrugore tjera magjistrale dhe rajonale trafiku zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe në kushte dimri.

Transporti ndërurban me autobusë zhvillohet normalisht, me vonesa të vogla prej pesë deri dhjetë minuta, komunikojnë nga Stacioni ndërurban i autobusëve.Bora që filloi mbrëmë edhe në Maqedoninë Perendimore, në qytetin e Tetovës nuk ka shkaktuar probleme të mëdha megjithëse komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore.

Mirëmbajtja dimoërore e rrugëve lokale dhe urbane I takon komunës së Tetovës, e cila këtë detyrë i`a ka besuar ndërmarrjes publike komunale Tetova-Tetovë.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se në orët e mëngjesit janë pastruar shumica e akseve rrugore përveç aksit rrugor Tetovë-Xhermë.”NPK do të mirëmbajë akset rrugore, Bozovcë -Veshallë -Brodec, Shipkovicë- Gajre-Lisec-Rasadishtë, aksin rrugor Vicë – Sellcë – Llacë, Xhermë – Tetovë, Setole- Otunje – Jeduarce, Tetovë -Falishtë -Saraqinë.

Kemi ngecje në aksin rrugor Tetovë Xhermë, por nuk kemi bllokim të këtij fshati.Kërkojmë mirëkuptim nga ana e banorëve derisa t`ë fillojë të funksionojë sistemi I mekanizimit”, ka deklaruar Bujamin Hamiti, përgjegjës pranë NPK-së për mirëmbajtjen dimërore.

Sipas Hamitit, gjatë natës është intervenuar në bulevardet kryesore dhe urbane të qytetit.

”Kemi kontratë edhe me ndërmarrjet private të cilët janë të angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve, kemi siguruar sasi të mjaftueshme të kripës, dhe kërkojmë një bashkëpunim me qytetarët, kur eskavatorët, kamionët apo makineria tjetër është në rrugë që të mos parkohen vend e pa vend”, thotë ai.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se vazhdon tradita e ndarjes së rrugëve sipas prioriteteve siç janë institucionet arsimore, shëndetësore, policia etj, ndërsa ëhstë bërë e ditur se janë të gatshëm të intervenojnë në çdo kohë edhe nëse paraqiten rreshje më të mëdha të dëborës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *