Home / Lajme / Maqedoni / Dega e Sarajit braktis Dr, kalon në PDSH

Dega e Sarajit braktis Dr, kalon në PDSH

13 dhjetor-
Ndërsa , Isen Ameti, ish kryetar I degës së Dr në Saraj dhe ish anëtar I kryesisë qendrore të DR, tha se ndërprsin bashkëpunimin me strukturën e Demokracisë së Re dhe I bashkangjiten platformësPartisë Demokratike Shqiptare.”Nuk dua të flas me emra por, ka njerëz të cilët për shikojnë vetëm interesat e tyre personale.Largohen një muaj prej partisë por kur ndëgjojnë se do të hyjmë në qeveri afrohen, kur dëgjojnë se nuk do të hyjmë në qeveri largohen.Bëhet fjalë për njerëz të degës por nuk dua të flas për kryesinë qendrore”, tha Ameti

Urim Hasipi
Tetovë, -Ish dega e Demokracisë së Re në Saraj, prej të dielës, ka braktisur radhët e lësaj partie dhe I është bashkangjitur Partisë Demokratike Shqiptare.

Me këtë rast kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi ka bërë një pritje për anëtarët e rrinj të cilët kalojnë në radhët e partisë së tij në selinë e partisë në Tetovë.

Në fjalën drejtuar atyre, numri një I PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se ata do të kenë trajtim të njejtë me anëtarët e tjerë të partisë edhe pse vijnë nga një parti tjetër.”Ju e dini se ne kemi dalur me një platformë të re dhe kjo realizimi I kësaj platforme kërkon më shumë njerëz.

Kjo platformë e re e PDSH-së, kërkon një mbështetje të madhe nga vetë shqiptarët dhe bashkërisht mund t`ia ndalim që të parandalojmë të keqen.Situata pas 7 dhjetorit në Maqedoni shkon drejt përkeqësimit dhe për t`I thënë stop, ndërtimit të Maqedonisë etnike, e nxorri në shesh platformën e re të PDSH-së, që është mburrojë e së keqes që u bëhet shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së.

Ndërsa , Isen Ameti, ish kryetar I degës së Dr në Saraj dhe ish anëtar I kryesisë qendrore të DR, tha se ndërprsin bashkëpunimin me strukturën e Demokracisë së Re dhe I bashkangjiten platformësPartisë Demokratike Shqiptare.

”Nuk dua të flas me emra por, ka njerëz të cilët për shikojnë vetëm interesat e tyre personale.Largohen një muaj prej partisë por kur ndëgjojnë se do të hyjmë në qeveri afrohen, kur dëgjojnë se nuk do të hyjmë në qeveri largohen.Bëhet fjalë për njerëz të degës por nuk dua të flas për kryesinë qendrore”, tha Ameti.

Ndërkaq, më fund të ceremonisë së pranimit të anëtarëve të rri në PDSH, kreu I PDSH-së u ka ndarë atyre librin e tij “Politika e Mbijetesës” .Nuk e kam shkruajtur këtë libër për të tregua se jam shkrimtar I mirë apo intelektual, por vetëm kam thënë se qysh para18 viteve e sot e kësaj dite pozita e shqiptarëve nuk ka ndryshuar”, tha Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *