Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët për prolongimin e afatit për nxjerrjen e letërnjoftimeve biometrike

Deputetët për prolongimin e afatit për nxjerrjen e letërnjoftimeve biometrike

Shkup, 29 dhjetor
“Letërnjoftimet do të jenë valide deri në skadimin e afatit, ndërsa pas skadimit të afatit të ndërrohen me letërnjoftime të reja biometrike. Pasiqë qytetarët deri në skadimin e afatit për ndërrimin e letërnjoftimeve nuk munden t’i ndrrojnë”, MPB vlerësoi se është i nevojshëm prolongimi i këtij afati për dy vjet, gjegjësisht deri në vitin 2012, tha Buçi.

Urim Hasipi
Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot e mbështetën Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime në leximin e parë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhevat Buçi, në elaborimin për Propozim vendimin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftime, tha se afati i cili u dha për ndërrimin e letërnjoftimeve të vjetra me ato biometrike deri më 27 shkurt të vitit 2010 do të prolongohet deri në vitin 2012.

“Letërnjoftimet do të jenë valide deri në skadimin e afatit, ndërsa pas skadimit të afatit të ndërrohen me letërnjoftime të reja biometrike. Pasiqë qytetarët deri në skadimin e afatit për ndërrimin e letërnjoftimeve nuk munden t’i ndrrojnë”, MPB vlerësoi se është i nevojshëm prolongimi i këtij afati për dy vjet, gjegjësisht deri në vitin 2012, tha Buçi.

Si faktor për prolongimin e afatit të fundit për ndërrimin e letërnjoftimeve me ato biometrike ai e theksoi liberalizimin e vizave me të cilin qytetarët në numër më të madh kanë aplikuar për dokumente biometrike për udhëtim. Sipas tij njerëzit më shumë janë të interesuar për pasaporta me të cilin do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së se për letërnjoftime. Zëvendësministri theksoi se për shërbimet e MPB-së punojnë në dy turne, si dhe të shtunave për persona të moshuar dhe të pafuqishëm.

Flora Kadriu nga Demokracia e Re vlerëson se nuk duhet t’i kushtohet rëndësi asaj se kush e dorëzon propozimin, por përmbajtjes së tij dhe qëllimt dhe nëse është në interes të qytetarëve. Kadriu e mbështet prolongimin e datës për heqjen e letërnjoftimeve biometrike.

Për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, i cili është në leximin e parë, ministri i Drjetësisë, Mihaill Manevski theksoi se me Ligjin për nëpunës shtetërorë ndërrohet edhe statusi i sekretarit të shtetit. Ai tashmë nuk do të emërohet nga Qeveria por ministritë dhe sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë dhe për çështje evropiane.

Sekretari shtetëror e ka statusin e funksionarit, mandati i tij përfundon me mandatin e Qeverisë dhe kujdeset për zbatimin në kohë të vendimeve qeveritare. Sekretarët shtetëror të emëruar para ditës së fillimit të zbatimit të këtij ligji vazhdojnë ta kryejnë funksionin.

Për Propozim ligjin për provimin e jurisprudencës ministri Manevski si risi i paralajmëroi kushtet dhe mënyrën e zbatimit të provimit. Me ndryshimet studentët me 300 kredi të cilat fitohen me tre vite studim dhe dy vite master kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës me një vit punë në prokurorinë publike, noterë…, apo dy vite vullnetarisht në shoqëritë tregtare. Provimi i jurisprudencës, siç njoftoi Manevski, do të përbëhet nga pjesa me shkrim dhe me gojë.

Kuvendi i solli edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqeruajtës në Afganistan dhe në operacionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, EUFOR, ALTEA ndërsa i ratifikon edhe marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik në mes Qeverisë së Maqedonisë dhe të Serbisë, për tregti të lirë në mes Maqedonisë dhe EFTA shteteve dhe për të drejtën e patenteve.

Vazhdimi i debatit është paralajmëruar pas pauzës së rregullt.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *