Home / Sport / Derbi i Italisë, Juventusi përballet me Interin

Derbi i Italisë, Juventusi përballet me Interin

Gjigantët e Juventusit dhe Interit përballen sonte në “Olimpiko” të Torinos në ndeshjen që cilësohet si “derbi i Italisë”, në kuadër të javës së 15-të të Serisë A.

Interi udhëheq bindshëm kampionatin me 35 pikë, ndërkohë që Juventusi ndodhet në vendin e tretë me 8 pikë më pak.

Trajneri juventin, Çiro Ferrara e sheh si një mundësi të mirë këtë përballje direkte për t’iu afruar kampionëve në renditje, por edhe për të nxjerrë nga ngërçi “Zonjën e Vjetër”.

Ferrara do të luajë me skemën 4-3-1-2, ku në vijën e sulmit mendohet të jetë që nga minuta e parë Amauri dhe Del Piero, të mbështetur nga braziliani Diego. Në dispozicion të Juventusit nuk do të jetë sulmuesi i kombëtares, Jakuinta, i cili po kalon një dëmtim.

Në krahun tjetër Hoze Murinjo do të përgjigjet me të njëjtën skemë, ku në vijën e parë do të jetë Eto’o dhe Milito, të mbështetur nga Stankoviç. Në dispozicion të portugezit nuk është Shnajder, Santon dhe Kuarezma.

Më poshtë po paraqesim formacionet paraprake të kësaj super ndeshjeje.

JUVENTUS-INTER (ora 20:45)

Juventus (4-3-1-2): Buffon; Caceres, Cannavaro, Chiellini, Grosso; Sissoko, F. Melo, Marchisio; Diego; Del Piero, Amauri.

Trajner: Ferrara
Në stol: Manninger, Legrottaglie, Grygera, Camoranesi, Poulsen, Trezeguet, Giovinco.
Të padisponueshëm: Iaquinta, Salihamidzic

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; J. Zanetti, Samuel, Lucio, Chivu; Thiago Motta, Cambiasso, Muntari; Stankovic; Eto’o; Milito.

Trajner: Mourinho
Në stol: Toldo, Cordoba, Vieira, Materazzi, Mancini, Krhin, Balotelli.
I skualifikuar: Maicon (1)
Të padisponueshëm: Santon, Sneijder, Quaresma

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *