Home / Lajme / Maqedoni / Digjet një lokal në qendër të Tetovës

Digjet një lokal në qendër të Tetovës

10 dhjetor-
Njëri ndër pronarët e këtij lokali për konfeksion për fëmijë “ Reteks” Sherif Shabani tha se zjarri ka përfshirë lokalin e tij gjegjësisht katin e dytë ndërsa kjo ka ndodhur rreth orës 9.20 minuta dhe më pas ai është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme 200-300 mijë euro. Ai tha se dyshojmë se kjo mund të ketë ndodhur nga instalimi i rrymës elektrike

Urim Hasipi
Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në qendrën e re tregtare , duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por pa viktima në njerëz.

Njësiti I zjarrëfiëksve më shumë se një orë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe ta vejnë atë në kontrollë.

Njëri ndër pronarët e këtij lokali për konfeksion për fëmijë “ Reteks” Sherif Shabani tha se zjarri ka përfshirë lokalin e tij gjegjësisht katin e dytë ndërsa kjo ka ndodhur rreth orës 9.20 minuta dhe më pas ai është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme 200-300 mijë euro.

Ai tha se dyshojmë se kjo mund të ketë ndodhur nga instalimi i rrymës elektrike .

Uka Aliti zvendëskomandant i njësisë territoriale të zjarrëfikësve në Tetovë, tha se zjarri ka përfshirë një lokal për veshje për fëmijë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, mirëpo me punën efikase ne kemi parandaluar një katastrofë shumë më të madhe .

”Them katastrofë për shkak se shumë njerëz në këtë kohë qarkullojnë në këtë kompleks dhe ajo që është me fat ka të bëjë se nuk ka patur viktima në njerëz .

Lokali që është përfshirë nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale , por është shmangur edhe një katastrofë për shkak se me lokalizimin e zjarrit është arritur që të mos përfshihet ai në lokale tjera dhe pasojat do të ishin të paparashikueshme sepse shumë njerëz në atë kohë kanë qenë në vendet e punës, shumë të tjerë kanë lëvizur në atë zonë sepse është edhe ditë tregu në qytet “, tha Aliti.

Në shuarjen e këtij zjarri kanë ndihmuar edhe pronarët tjerë të lokaleve që ndodhen aty por edhe qytetarë të ndryshëm .

Ndryshe ekipet e zjarrëfikësve pavarësisht pasionit për punën që bëjnë , ata vazhdojnë të kenë një përgatitje të vjetëruar dhe mjete të vjetra për intervenime të ndryshme në raste zjarresh.

Në të një jtë n kohë sipas disa konfirmimeve ky ë shtë zjarri i tretë që ka ndodhur në kë të kompleks pas ndë rtimit të tj para disa vitesh, ” theksojnë nga njësia e zjarrëfiëksve të Tetovcës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *