Home / Lajme / Maqedoni / Dimitrov:Maqedonasit do t`I gjejë fati I astekëve

Dimitrov:Maqedonasit do t`I gjejë fati I astekëve

23 dhjetor-
“Vetëm gjatë vitit 2009 mbi 4.900 qytetarë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare. Në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, me ç`rast nuk mendoj vetëm në ish-kryeministrin Lubço Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov në intervistën për radion shtetërore bullgare.

Maqedonasit do t`i gjejë fati i majëve, astekëve, keltëve dhe inkëve, bën të ditur parashikimi i ministrit bullgar të diasporës, Bozhidar Dimitrov të dhënë në intervistën e së hënës në Radion Kombëtare Bullgare.
Teza e ministrit ultranacionalist bullgar është se maqedonasit sot nuk kanë krizë me emrin, por me identitetin. Sipas tij, kjo krizë, shihet edhe nga fakti se gjatë tetë viteve të fundit 30 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare.
“Vetëm gjatë vitit 2009 mbi 4.900 qytetarë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare. Në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, me ç`rast nuk mendoj vetëm në ish-kryeministrin Lubço Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov në intervistën për radion shtetërore bullgare.

“Nëse vazhdon kështu, atëherë ata do të përballen me shok kulturor dhe do t`i gjejë fati i maive, astekëve, toltecëve dhe inkëve”, ka konkluduar ministri i diasporës i Bullgarisë, i cili është aktiv me politikën zyrtare bullgare në raportet me Maqedoninë. Dimitrov ka shtuar gjithashtu se Maqedoni nuk ka argumente të tjera për të diskutuar për ngjarjet historike dhe personalitetet, të cilat i konsideron si të veta.

Ai është përqesh procesin dhe fushatën e “antikitetit”, që po udhëhiqet në Maqedoni.

“Nëse në të kaluarën shkenctarët kanë mundur të diskutojnë për historinë maqedonase, gjegjësisht rreth asaj se çka kanë qenë Car Samoili, Vëllezërit Milladinov, tanimë na mbetet vetëm që të qeshemi dhe në pamundësi t`ia shtrijmë duart. Ata tash i kërkojnë rrënjët diku në Pakistan ose Egjipt. Nëse nuk e keni ditur, edhe Kleopatra është maqedonase…Edhe e gjithë mbretëria e Ptolomejëve është maqedonase”, deklaroi Dimitrov.

Ai pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të pësojnë ngrirje deri sa të zgjidhet kriza e identitetit në Maqedoni, gjegjësisht sa të ndalojë gjuha e urrejtjes dhe falsifikimi i përmendoreve bullgare, kishave dhe të mos lejohet vendosja e përmendoreve bullgare në territorin e Maqedonisë. Që kjo sjellje të ndalohet, sipas Dimtrovit duhet të firmoset marrëveshja e vitit 1999 me të cilën ishin tejkaluar mosmarrëveshjet e mëparshme me dy vendeve.

“Presidenti Prvanov shumë qartë i sqaroi këto punë në takimin me kolegun e tij maqedonas ku direkt i sqaroi se mbështetja e jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE varet nga këto gjëra”, ka deklaruar Dimitrov. Deklarimi i ashpër i ministrit bullgar pritet të nxisë reagimet e para nga Shkupi zyrtar

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *