Home / Sport / Edhe Milani hyn në lojë për Pandev

Edhe Milani hyn në lojë për Pandev

Administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, ka deklaruar se ekipit i nevojitet një sulmues për të zëvendësuar Ronaldinjon ose Paton dhe një mesfushor.

Vendimi për të ndërhyrë në merkato ishte marrë prej kohësh, por humbja në shtëpi me Palermon e përforcoi edhe më tepër nevojën për të forcuar ekipin kuqezi me disa elementë cilësorë në disa reparte. Sipas drejtuesve të klubit, skuadrës i nevojitet një futbollist që ka karakteristika të përziera midis Ronaldinjos dhe Patos.

Duket se kandidati më i përshtatshëm që i plotëson këto kërkesa është Goran Pandev. Maqedonasi pritet që së shpejti ta zgjidhë kontratën me Lacion dhe mund të vojë me kosto zero në merkaton e janarit.

Por Milani duhet të mposhtë konkurrencën e Juventusit dhe sidomos të Interit, që prej kohësh është vënë në gjurmë të sulmuesit ballkanas, për të zëvendësuar Samuel Eto, i cili do të mungojë gjatë muajit janar, për shkak të angazhimit me kombëtaren e Kamerunit në Kupën e Afrikës.

Sidoqoftë, Milani është interesuar edhe për Milosh Krasiç, një prej protagonistëve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Çmimi i kartonit të sulmuesit serb të CSKA Moskës shkon deri në 15 milion euro.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *