Home / Lajme / Maqedoni / Edhe një person ka vdekur nga gripi i ri i tipit A (H1N1)

Edhe një person ka vdekur nga gripi i ri i tipit A (H1N1)

29 dhjetor-2009
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, pacianti u hospitalizua në Klinikën para pesë ditëve me simptoma të gripit (temperaturë të lartë, ethe, kollitje intensive dhe shtrëngim në gjoks). Bëhet fjalë pr pacient me sëmundje paraprake kronike, i cili që para gjashtë viteve është vënë në dializë.

Urim Hasipi
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive ka vdekur një person (49), si rezultat i bronkopneumonisë masive dhe me prani të konfirmuar të tipit të ri të virusit A (H1N1).

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, pacianti u hospitalizua në Klinikën para pesë ditëve me simptoma të gripit (temperaturë të lartë, ethe, kollitje intensive dhe shtrëngim në gjoks). Bëhet fjalë pr pacient me sëmundje paraprake kronike, i cili që para gjashtë viteve është vënë në dializë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj me simptoma të gripit dhe atje për momentin mjekohen 66 pacientë. Gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve të sapopranuar është stabile. Tre pacientë janë me shenja më të rënda klinike dhe janë vendosur në aparate me oksigjen.

Në Repartin infektiv në Spitalin Ushtarak nuk ka të hospitalizuar të rinj dhe atje për momentin në spital mjekohen 13 persona me simptoma të gripit.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar edhe pesë pacientë të rinj dhe atje për momentin shërohen 36 fëmijë me simptoma të gripit (të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet). Katër fëmijët janë me formë më të rëndë të pneumonisë, prej të cilëve një është vendosur në respirator.

Në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle, gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar pesë fëmijë me formë më të lehtë të pneumonisë dhe atje për momentin shërohen 37 fëmijë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *