Home / Lajme / Maqedoni / ‘Eurobarometër’: Tre të katërtat e qytetarëve të Maqedonisë presin dobi nga anëtarësimi në BE

‘Eurobarometër’: Tre të katërtat e qytetarëve të Maqedonisë presin dobi nga anëtarësimi në BE

16 dhjetor-
Në përmirësim në vitin e ardhshëm shpresojnë 28 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, 31 presin më keq ndërsa 37 për qind presim që gjendja ekonomike do të mbetet e njëjtë. Për më mirë në vitin e ardhshëm shpresojnë 22 për qind e banorëve të BE-së, ndërsa 18 për qind nga turqit dhe 9 për qind e kroatëve. Pritje të kundërt kanë 40 për qind e qytetarëve të BE-së, 47 për qind e turqve dhe 66 për qind e shtetasve kroatë.

Urim Hasipi
Më shumë se tre të katërtat e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të jetë i dobishëm për Maqedoninë, tregojnë rezultatet e analizës që e publikoi agjencia investiguse e BE-së “Eurobarometër”.

Nga shtetasit e anketuar të Maqedonisë në periudhën tetor-dhjetor të këtij viti, 76 për qind e tyre tha se integrimi në BE do të jetë pozitiv për shtetin dhe për ta, ndërsa mendim të kundërt kanë pasur 16 për qind. Pritje më të vogla nga anëtarësimi në Unioni kanë qytetarët e dy shteteve të tjera kandidate Turqia dhe Kroacia. Gjysma e turqve dhe vetëm 36 për qind e kroatëve presin që të kenë ndonjë dobi nga hyrja e vendit të tyre në BE.

Në nivelin e Unionin, anëtarësimi i vendeve amë në BE si të mirë e vlerësojnë 57 për qind e të anketuarëve evropiane.

Dy probleme më të mëdha për Mqedoninë janë papunësia (60 për qind) dhe gjendja ekonomike 50 për qind. Një e pesta konsideron se gjendja rreth problemit me papunësinë do të përmirsohet në 12 muajt e ardhshëm, 36 për qind presin më keq dhe 38 për qind ashtu si edhe tani. Papunësia është problemi më i madh për turqit (63 për qind – dhe për kroatët (50 për qind), popr edhe për qytetarët e BE-së (51 për qind).

Situatën ekonomike në Maqedeoni si të mirë e vlerësojnë 24 për qind e të anketuarve, ndërsa si më të keqe 75 për qind. Pothuajse i njëjtë është raporti edhe në nivel të BE-së, ku 23 për qind janë të kënaqur nga gjendja ekonomike, ndrsa 75 për qind jo. Vetëm gjashtë për qind nga kroatët u përjigjën se ekonomika me vendin e tyre ësht i mirë, ndërsa një përgjigje të tillë në Turqi dhanë 27 për qind e të anketurve.

Në përmirësim në vitin e ardhshëm shpresojnë 28 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, 31 presin më keq ndërsa 37 për qind presim që gjendja ekonomike do të mbetet e njëjtë. Për më mirë në vitin e ardhshëm shpresojnë 22 për qind e banorëve të BE-së, ndërsa 18 për qind nga turqit dhe 9 për qind e kroatëve. Pritje të kundërt kanë 40 për qind e qytetarëve të BE-së, 47 për qind e turqve dhe 66 për qind e shtetasve kroatë.

Pjesa më e madhe e shtetasve të anketuar të Maqedonisë – 35 për qind, konsiderojnë se shteti shkon në drejtimin e duhur. Në mendim të kundër janë 34 për qind, ndërsa 26 për qind thonë se gjendja është status kuo.

Në BE 30 për qind janë deklaruar se punët shkojnë më mirë, ndërsa 47 për qind në më keq. Më pesimistë për të ardhmen janë kroatët. Vetëm 12 për qind presin përmirësim, ndërsa 71 për qind përkeqësim të gjendjes. Në Turqi ky raport është 28 : 57 për qind

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *