Home / Sport / Europa League: Hidhet shorti

Europa League: Hidhet shorti

Ajaks-Juventues dhe Atletiko Madrid – Gallatasaraji janë duelet më interesante të 1/16 së finales së Ligës Evropiane. Dushet e kësaj faze janë fituar pas shortit, i cili u hodh sot, menjëherë pasi e njëjta gjë u bë për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Menjëherë pas Ligës së Kampionëve është hedhur shorti edhe për dyshet e 1/16 së finales së Europa Ligë, në të cilën si takim më tërheqës spikat dueli mes Ajaksit dhe Juventuesit. Atletiko Madrid – Gallatasaraji është tjetër duel interesant, por nuk duhet anashkaluar edhe përballjet tjera në të cilat ka emra të mëdhej të futbollit evropian. Hamburgu do të ndeshet me PSV Ajndhovenin, Liverpuli nuk duhet të ketë probleme me Unirean, ndërsa Atletik Bilbao kundërshtarë do të ketë Anderlehtin. Valencia shpreson të kalojë belgët e Klub Brizhit, kurse Vilareal – Volfsburg dhe Panatinaikos – Roma janë duelet tejra interesante. Fituesit e fundit të Kupës së UEFA-së, e cila këtë vit u zëvendësua pikërisht me Europa Ligën, Shahtjori pengesë për të kaluar në 1/8 e finales do të kenë skuadrën angleze Fulhamin. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 28 shkurt, ndërsa takimet kthyese në program do tëjenë 7-të ditë më vonë.

Dyshet e 1/16 së Europa Ligës:

Rubin K. – H.Tel-Aviv
Athletic B. – Anderlecht
Kopenhagen – O.Marseille
Panathinaikos – Roma
Ajax – Juventus
Brugge – Valencia
Fulham – Shakhtar
Liverpool – Unirea
Hamburg – PSV
Villareal – Wolfsburg
Standard – Salzburg
Twente – Werder
Lille – Fenerbahçe
Everton – Sporting
Hertha – Benfica

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *