Home / Lajme / Rajon / FDBK fillon aktivitetet për unifikim kombëtar

FDBK fillon aktivitetet për unifikim kombëtar

Tirane, 29 dhjetor
“Para disa ditësh FDBK e ka krijuar Grupin për bisedime me forcat politike në Iliridë dhe pritet që shumë shpejt ata të vijnë në Tiranë. Gjithashtu, kemi arritur që edhe me dy deputetet e partisë çame (PDU) në Parlamentin e Tiranës, me Z. Shpetim IDRIZI dhe me Z. Dashamir TAHIRI, të vendosim kontaktet e para, si dhe shumë shpejt kontakte do të vendosim edhe me kryetarin e partisë tjetër çame PDI, me Z. Tahir MUHEDINI dhe bashkërisht.

Kongresi Themelues i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), vendosi që krahas të tjerash, edhe bashkëpunimi i FDBK me të gjitha forcat patriotike në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), në Kosovën Lindore (Iliridë) dhe trojeve shqiptare nën Malin e Zi, si dhe në diasporën shqiptare, do të mundet të realizohet vetëm, përmes Kryesisë Qendrore të FDBK.

“Para disa ditësh FDBK e ka krijuar Grupin për bisedime me forcat politike në Iliridë dhe pritet që shumë shpejt ata të vijnë në Tiranë. Gjithashtu, kemi arritur që edhe me dy deputetet e partisë çame (PDU) në Parlamentin e Tiranës, me Z. Shpetim IDRIZI dhe me Z. Dashamir TAHIRI, të vendosim kontaktet e para, si dhe shumë shpejt kontakte do të vendosim edhe me kryetarin e partisë tjetër çame PDI, me Z. Tahir MUHEDINI dhe bashkërisht.

Njëkohësisht, të njëjtën gjë shumë shpejt do ta bëjmë edhe në R. e Kosovës, me LV me LB, me LIB dhe të tjerë, dhe kështu me radhë, edhe në Kosovën Lindore dhe në Malësinë e Madhe”, thuhet në kumtesën e FDBK-së.

Në të njëjtën kumtesë theksohet se bashkëpunimi midis forcave patriotike mundet të arrihet vetëm në nivel të kryesisë qendrore të forcave patriotike dhe kurrsesi jo në nivel të degëve. “Kur ky bashkëpunim të realizohet në nivel qëndror, vetëm atëherë bashkëpunimi ynë do të mundet të shtrihet edhe në bazë dhe në diasporën shqiptare”, thuhet në kumtesën e FDBK-së. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *