Home / Sport / FIFA World Player, ja 5 kandidatët

FIFA World Player, ja 5 kandidatët

Ronaldo, Kakà, Ksavi, Iniesta dhe Mesi janë pesë kandidaturat për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2009.

Ky çmim jepet nga votimi i trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve dhe do të dorëzohet në Zyrih më 21 dhjetor. Do të jetë e tëra një sfidë midis Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Nga ana e katalanasve janë Mesi, i saposhpallur fitues i “Topit të Artë”, Ksavi dhe Iniesta, ndërkohë që Reali përfaqësohet me Kristiano Ronaldon, fituesin e vitit të kaluar dhe Kaka, fitues në vitin 2007.

Kurse për femra, ky çmim do të diskutohet midis brazilianeve Kristiane dhe Marta, gjermaneve Inka Grings e Brixhit Prinz, e anglezes Keli Smith.

Po ashtu, gjatë mbrëmjes gala do të jepet edhe çmimi “FIFA/FIFPro World XI, që vlerëson 11 lojtarët më të mirë të vitit midis 50 mijë futbollistëve profesionistë nga e gjithë bota, si edhe çmimi “Ferenc Pushkash”, që i jepet lojtarit (femër apo mashkull) që ka shënuar golin më të bukur të vitit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *