Home / Lajme / Maqedoni / Filloi vaksinimi edhe në Tetovë

Filloi vaksinimi edhe në Tetovë

Tetovë, 14 dhjetorë-
Nga këto vaksina në spitalin klinik të Tetovës janë vaksinuar gjithsej 105 mjek dhe motra medicinale që kanë kontakte të drejtpërdrejta me pacientët.Sipas të dhënave të publikuara në Tetovë numri I të infektuarëve nga gripi A H1N1, të dyshuar me gripin pandemik janë 1.148 persona

Urim Hasipi
Me fillimin e vaksinimit kundër gripin A H1N1 në Entin për Mbrojtje të Shëndetit janë vaksinuar rreth 400 qyetetarë.

Nga Ministria e Shëndetësisë janë ndarë 2500 vaksina për Tetovën dhe Gostivarin ku prej tyre 1100 janë ndarë për spitalin klinik të Tetovës, ndërsa 600 vaksina shtëpisë së shëndetit dhe 900 spitalit të Gostivarit, bëri të ditur drejtoresha e entit për mbrojtje shëndëtësore në Tetovë Ratka Veterovska.

Nga këto vaksina në spitalin klinik të Tetovës janë vaksinuar gjithsej 105 mjek dhe motra medicinale që kanë kontakte të drejtpërdrejta me pacientët.Sipas të dhënave të publikuara në Tetovë numri I të infektuarëve nga gripi A H1N1, të dyshuar me gripin pandemik janë 1.148 persona.

Në Maqedoni deri tani nga gripi i ri i tipit A(H1N1)kanë vdekur 14 persona.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani para disa ditëve i ftoi qytetarët që të vaksinohen dhe dërgoi apel që gripi i ri të kuptohet shumë seriozisht nga të gjithë, duke filluar nga qytetarët përmes mjekëve amë, infektologët, punonjësit tjerë në shëndetësi, si dhe të gjithë institutet, që kanë pika të përbashkëta me shëndetësinë ose kanë çfarëdo obligime në bazë të planit operativ për ballafaqim me pandeminë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *