Home / Lajme / Maqedoni / Fillon vaksinimi i popullatës në Maqedoni, përparësi do të kenë grupet e rrezikuara

Fillon vaksinimi i popullatës në Maqedoni, përparësi do të kenë grupet e rrezikuara

4 dhjetor-
Vaksinimi kundër gripit të ri është falas dhe do të kryhet në qendrat për shëndetësi publike në vend, çdo ditë në periudhë prej 8 deri në ora 20 për persona të rritur, si dhe në shtëpitë e shëndetit (në shërbet e vaksinave) për fëmijë prej 6 muaj deri në moshën 18 vjeçare.

Urim Hasipi
Vaksinimi i popullatës kundër grupit të ri A (H1N1) fillon sot në Maqedoni, kurse përparësi do të kenë grupet e rrezikuara siç janë gratë shtatzënë (me mbi tre muaj të shtatzanisë), fëmijët e me sëmundje kronike mbi gjashtë muaj dhe persona të rritur me sëmundje kronike (me vërtëtim të siguruar paraprakisht nga mjeku amë se bëhet fjalë për sëmundje kronike).

Fillimin e vaksinimit simbolikisht do ta shënojë ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, i cili do të imunizohet në Entin e qytetit për mbrojtje shëndetësore.

Vaksinimi kundër gripit të ri është falas dhe do të kryhet në qendrat për shëndetësi publike në vend, çdo ditë në periudhë prej 8 deri në ora 20 për persona të rritur, si dhe në shtëpitë e shëndetit (në shërbet e vaksinave) për fëmijë prej 6 muaj deri në moshën 18 vjeçare.

Në Maqedoni dje kanë arritur 20.000 vaksina shtesë kundër gripit të ri, prodhim i “Bakster”. Pesë mijë vaksinat e para kundër gripit të ri nga prodhuesi “Novartis” kanë arritur në Maqedoni si donacion nga Turqia, kurse më 21 nëntor filloi vaksinimi kundër gripit të ri për mjekët dhe infermierët në vend.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se vaksinat të cilat përdoren në Maqedoni janë nga prodhues me renome botërore të kompanive farmaceutike dhe të miratuara për përdorim nga ana e Agjencisë për barëra në SHBA dhe BE. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se vaksinimi kundër gripit të ri është e siguruar majde edhe për personat me sëmundje kronike, gratë shtatzënë dhe fëmijët e vegjël.

Deri tani vaksinë kundër gripit të marrë mbi 80 milionë persona.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *