Home / Sport / Fitore të lehta të Klivlend Kavalirs dhe LA Lejkers

Fitore të lehta të Klivlend Kavalirs dhe LA Lejkers

Në mbrëmjen e kaluar në NBA janë zhvilluar pesë ndeshje. Miluoki Baks ka pësuar humbje të pritur në duel me Klivlend Kavalirs, me rezultat 86:101….

Delonte Uest ishte më efikasi tek Kavalirs, me 21 pikë, kurse Lebron Xhejms kësaj radhe shënoi “vetëm” 14 pikë. Në anën tjetër tek Miluoki Baks më efikasi ishte Brendon Xhenings, me 24 pikë. Fitore të lehtë kanë regjistruar edhe kampionët në fuqi, LA Lejkers në duel me Feniks Sans, me rezultat 108:88. Kobi Brajant ishte më i dalluari te Lejkersat, me 26 pikë, kurse tek Sans më i disponuari për lojë ishte Amar Studemajer, me 17 pikë.

Rezultatet
Nju Jork – Nju Xhersi 106:97
Miluoki – Klivlend 86:101
Detroit – Uashington 98:94
Sakramento – Majami 102:115
LA Lejkers – Feniks 108:88

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *