Home / Sport / Fitorja e dhjetë e Bostonit, Juta ndërpreu serinë e Lejkersave

Fitorja e dhjetë e Bostonit, Juta ndërpreu serinë e Lejkersave

Boston Celtics ka tejkaluar tashmë fillimin jo aq mbresëlënës të sezonit, duke shënuar edhe fitoren e 10-të radhazi, pasi mposhti ekipin e Chicago Bulls me rezultat të thellë prej 106-80.

Boston Seltik ka shënuar fitore bindëse në ”United Center” të Çikagos kundër Bullsave me rezultat 106:80, për të regjistruar kështu fitoren e dhjetë radhazi.

Shtatë basketbollist të Keltëve shënuan pikë dyshifrore, ndërsa mysafirët deri te fitorja arritën në saje të lojës agresive në mbrojtje.

Pas pjesës së parë epërsia e mysafirëve ishte tetë pikë (46:54) por me vetëm 26 për qind të gjuajtjeve nga loja të basketbollistëve të Çikagos në dy periudhat e fundit ishte e pashmangshme disfata ndaj ekipit që nuk dinë për humbje në dhjetë takimet e fundit.

Rajon Rondo shënoi 16 pikë dhe pati 14 asistime, derisa Kevin Garnet përveç 12 pikëve realizoi edhe 10 asistime.

Basketbollistët e pesëshes së dytë, Rashid Vallas dhe Edi Hous shënuan nga 15 pikë, ndërsa Kendrik Perkins dhe Rej Allen gjithashtu shënuan pikë dyshifrore.

Në radhët e Çikagos që pësuan humbjen e tetë në dhjetë ndeshjet e fundit, Rous shënoi 19 ndërsa Luol Deng 17 pikë.

Nga tetë takimet e zhvilluara natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, veçohet fitorja e Jutës ndaj Lejkersave 102:94, që shënon fundin e serisë prej 11 fitoreve të skuadrës kampione nga Kalifornia.

Deron Uiliams ishte më efikasi në radhët e xhezistëve me 21 pikë, derisa Brajant (1/9 gjuajtjet për tri pikë) dhe Gasol (20 kërcime) shënuan nga 16 pikë.

Rezultatet
Washington – Indiana 113:114
Detroit – Golden State 104:95
Chicago – Boston 80:106
Dallas – Charlotte 98:97 (vazhdime)
Milwaukee – Portland 108:101 (vazhdime)
Denver – Phoenix 105:99
Utah – LA Lakers 102:94
Sacramento – Minnesota 120:100

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *