Home / Sport / Fondi shpërblyes për botërorin, më i lartë për 60 %

Fondi shpërblyes për botërorin, më i lartë për 60 %

FIFA ka bërë të ditur se fondi shpërblyes për kampionatin botëror 2010 në Afrikën Jugore do të jetë më i madh për 60 për qind dhe do të kapë shumën 420 milionë dollarë

Fituesi i botërorit 2010 do të kthehet nga Afrika me 30 milionë, ndërsa nënkampioni i planetit do të jetë më i pasur për 20 milionë dollarë.

Këshilli ekzekutiv i FIFA-s vendosi të paguajë kompensime për klubet, lojtarët e të cilave do të gjenden në botërorin 2010, sepse dëshiron që të tregojë respekt për rolin e tyre në skenën e futbollit botëror.

“Secili klub, futbollistët e të cilit do të luajnë në botëror do të marrë nga 1.600 dollarë në ditë për lojtar. Paratë do të paguhen për 15 ditë para fillimit të takimit, deri një ditë pasi që lojtari të ketë përfunduar pjesëmarrjen e tij”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Zherom Valke.

FIFA në “pjesën më pak të rëndësishme” të takimit ka refuzuar që të limitojë turnetë olimpike vetëm për lojtarë më të ri se sa 21-vjeç, duke vendosur që në Londër më 2012 të ruajë formatin U-23, me mundësinë e pjesëmarrjes së tre lojtarëve më të vjetër.

UEFA kundërshton ashpër një format të tillë, pasi dëshiron të ruajë lojtarët më të mirë për obligime të tjera më të mëdha përgjatë kalendarit të ngarkuar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *